Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letersia Boterore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=317)
-- Dante Aligieri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10051)
Dante Aligieri
Dante Aligieri (1265-1321)
Dante Aligieri jetoi në pragun e Rilindjes Europiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia. Vetëm një pasion i thellë politik, një patriotizëm i flaktë, një zemër e mbushur plot dhimbje për atdhenë e copëtuar, mund t’i diktonte Dantes vargje të tilla:
Orëzezë itale, mbytur në lot e vaj
Anije pa pilot nëpër stuhi,
Jo zonjë provincash s’je, po kupleraj!
(Purgatori, kënga VI, vargjet 76-78)
Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara patriotike, Danteja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shërbente popullit, të ishte refleks i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike. Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firiencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij. Por ai nuk u përkul asnjëherë, përkundrazi qëndroi:
…I drejtë në këmbë, si një kala
që e rrahin gjithkah erërat e nuk tundet
(“Purgatori”. Kënga V, vargjet 14-15)
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.