Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Banda Shqiptare ne Londer! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10280)


Postuar nga Kela datë 02 Dhjetor 2005 - 15:29:

Banda Shqiptare ne Londer!

Miremengjes te dashur anetar te Forumit,

Edhe une si gjithe ju, jam e gezuar qe eshte e Premte, dita e fundit e punes per kete jave.Por gjerat ndryshojne kur e para gje qe se te zene syte ne 3 gazetat e dites se sotme jane fytyrat e 5 djemve shqiptare qe jane denuar 63 vjet me burgim per prostitucion te organizuar ne perendim te Londres (Honslow) .

Kjo ishte banda “Demarku” e perbere nga vellezerit Agron Demarku (22 vjec), Bedri Demarku (22 vjec), Flamur Demarku (34 vjec), Xhevri Demark (29 vjec) dhe shoku i tyre Izet Fejzullahu (32 vjec) qe ishin shume te sukseshem ne tregtine e “mishit te bardhe”. Keta djem kishin lidhje me njerez ne Evropen Lindore dhe arriten te sjellin mijra vajza deri ne Londer me premtimin e nje jete shume me te mire se ajo ne vendin e tyre, me shpenzimet e udhetimit te paguara dhe me nje vend pune ne bar/restorante te garantuar.
Kur viktimat e kesaj bande mberriten ne Londer ato jane te detyruara te punojne si prostituta dhe te permbushin keshillat dhe detyrat e ketyre djemve. Banda Demarku medohet te kete arritur nje fitim mbi 2 million Strelinga Angleze (mbi 360,000,000 lek shqiptare) duke reklamuar keto vajza ne gazetat lokale dhe duke i punesuar ne "shtepite publike". Nga ana tjeter keta djem blinin vajzat nga group e tjera dhe arrin jo vetem qe te nxirrnin leket e blerjes,por edhe nje fitim shume te madh.

Arrestimi i tyre ndodhi ne Prill te 2005, kur prinderit e nje vajze 16 vjecare nga Lituania lajmeruan policine per zhdukjen e vajzes se tyre qe kishte shkuar per te vizituar Londren ne fund te Tetorit 2004. Policia Lituaneze ka lajmeruar policine e Londres dhe keta filluan nje operacion te quajtur Rotunda qe pas 4 muajve kerkim arriten te zbulojne kete bande dhe te “clirojne” qindra viktima qe ishin te kthyer ne skllave te ketyre djemve.
Gjyqtari i kesaj ceshtjeje,Z. Anthony Pitts,vendosi qe keta 5 djem te benin 63 vjet burg dhe ne perfundim te denimit te kthehen ne Shqiperi. Ai e cilesoi veprimtarin e vellezerve Demarku si “ego e skllaverise” e cila nuk mund te pranohet nga nje shoqeri e civilizuar (BBC News). Gjyqtari vendosi per sekuestrimin e makinave dhe te mallrave luksoze qe jane blere me leket e fituara nga veprimtaria e kesaj bande.Por shumica e parave te fituara jane derguar ne Shqiperi.

Bazuar ne faktet e nxjerra nga ky investigim eshte arritur ne konkluzionin qe 75% e prostitucionit ne Angli eshte e kontrolluar nga bandat Shqiptare.Jane Shqiptaret e pas ’90 qe emigruan ne kete shtet dhe ata qe paten mare eksperience ne fushen e prostitucionit ne Greqi, Itali dhe Gjermani qe po drejtojne kete industri.

Une kam mbi 5 vite ne Londer ku studjoj dhe punoj ne finance, por kjo ngjarje i jep nje kuptim tjeter fjales “ Jam krenare qe jam shqiptare”, dhe te them te drejten deri me sot e kam pasur nder dhe kurre nuk e kam mohur identitetin tim. Nje ngjarje e tille me ka trishtuar dhe impenjuar per te gjithe ata Shqiptare te ndershem qe studiojne, punojne ne menyre te ndershme dhe mendojne te krijojne nje te ardhme me te mire.


  Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.