Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te Pavaresise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=210)
-- Fan Stilian Noli dhe jeta e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1040)
Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.
Fan S. Noli
(1882-1965)
http://www.frosina.org/infobits/FANNOLI.JPG
Fan Noli ishte artist dhe dijetar, perfaqesues e shquar i letersis demokratike, qe u zhvillua ne shqiperi fill pas Rilindjes. Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vones.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e filozofis. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greg. Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share, si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne shqip librat fetar etj. Nderkoh bashkepunonte me gazeta, mbante ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.
Pas shpalljes se pavarsise, Noli perkrahu qeverine e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi ne Shqiperi per te paren here me 1913. Pastaj shkoj perseri ne ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Ne kete kohe ai shkroi vjershat e tij te para, qe ishin dhe shqiperimet e para artistike.
Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut" .Ne Shqiperi erdhi serisht ne fillim te viteve 1920. Gjeti nje levizje mjafte te gjere per sigurimin e pavarsise kombetare. Si deputet ne Keshillin Kombetar, mbrojti platformen e Kongresit te Lushnjes dhe u be udheheqsi i krahut demokratik kunder feudaleve, qe kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti nje rol te dores se pare ne organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik te Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit ne te cilin u caktua kryetar i qeveris. Por revolucioni nuk u cua deri ne fund per arsye se Noli me shoke u treguan shume te bute dhe te ngathet. Revolucioni u thye nga bashkeveprimi i reaksionit te brendshem dhe me forca te huaja.
Me 24 Dhjetor 1924 Noli mori rugen e mergimit politik dhe nuk u kthye me ne Shqiperi.
U vendos perkohesisht ne Vjene. Regjimi zogist e denoj me vdekje ne munges.
Ne periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloj nje pune te dendur krijuese: shkroj vjersha, perketheu ne shqip disa kryevepra te letersise botrore, botoj artikuj te mpreht per mbrojtjen e Revolucjonit Demokratik te Qershorit per denoncimin e regjimit zogist dhe te reaksionit nderkombetar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos perfundimisht ne ShBA. Aty ushtroj profesionin e peshkopit te kishes ortodokse Shqiptare.
Me 1947 botoi perpunimin qe i beri "Historis se Skenderbeut", nxori ne drite nje botim anglisht dhe me 1949 nje variant te dyte shqip te saj.
Me1948 botoj vellimin me vjersha "Album".
Me 1960 dha nje "Autobiografi" ne anglisht, mjaft terheqes.
Me 1961-1963 botoj dy vjershat e fundit dhe perketheu ne shqip disa vjersha te poeteve te njohur.
Me 20 Nentor 1963 vajti ne Florida.
Me 13Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut te tij te dashur, qe e deshi me zjar te pashuar.
Fan Noli eshte varosur ne Forest Hill Cemetiry, ne Boston.
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.