Forumi Horizont | Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moda dhe Estetika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=328)
-- Si te heqim kilet e teperta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11345)
Si te heqim kilet e teperta
Këshilla të thjeshta dhe efikase për të hequr kilet e tepërta të belit dhe vitheve dhe për t’iu rikthyer formës së humbur. Ja disa sugjerime, që më pak vullnet të mirë, por që duhet të zbatohen rregullisht, do t’ju ndihmojnë të tonifikoni muskujt e barkut dhe të vitheve, dhe në të njëjtën kohë të ulni barkun që ju bezdis kaq shumë
Sekreti për të qenë në formë
Këshilla të thjeshta dhe efikase për të hequr kilet e tepërta të belit dhe vitheve dhe për t’iu rikthyer formës së humbur.
Me verë vjen edhe periudha ku nga trupi heqim rrobat e trasha, komode dhe që mbi të gjitha mund të mbulojnë edhe ndonjë defekt të vogël. Pra, më pak fjalë vjen momenti për t’u dukur. Por jo gjithmonë kjo periudhë na gjen në formën maksimale. Por si të bëjmë për të rifituar linjat e bukura dhe të heqim kilet e tepërta.
Dhe, ndërsa gjatë dimrit gjithmonë kishim gjetur justifikime për të hequr dorë nga palestra, tani nuk kemi më asgjë për të kundërshtuar. Koha është e bukur, ditët janë zgjatur, është ngrohur, pra është koha ideale për të rifituar formën e trupit.
Ja disa sugjerime, që më pak vullnet të mirë, por që duhet të zbatohen rregullisht, do t’ju ndihmojnë të tonifikoni
muskujt e barkut dhe të vitheve, dhe në të njëjtën kohë të ulni barkun që ju bezdis kaq shumë.
1: Shumë herë lihet pas dorë, por do të ndalim së këshilluari të shkoni në një palestër për të marrë edhe ndihmën e specialistëve të fitnesit. Kjo është mënyra më e mirë për të pasur rezultate të mira. Në një palestër do të këshilloheni nga një trajner dhe do të bëni edhe ushtrimet e duhura për problemin që keni, pasi persona të ndryshëm, trupa të ndryshëm dhe sigurisht edhe shqetësime të ndryshme.
2: Ndërkohë, në rast se palestra nuk bën për ju, ja disa këshilla që mund t’i realizoni edhe në shtëpi. Lëvizni vazhdimisht. Mundohuni të ecni sa më shumë, mos hipni në ashensor, por ngjisni shkallët, shëtisni shumë dhe, nëse keni mundësi edhe me biçikletë. Asnjëherë mos neglizhoni rëndësinë e lëvizjes fizike, edhe nëse ju duket e lodhshme, pasi kështu do të arrini të digjni kaloritë e tepërta, dhe në këtë mënyrë edhe yndyrën e tepërt në trup.
3: Kushtojini të paktën 5 minuta ushtrimeve fizike për barkun. Ato duhet t’i bëni çdo mëngjes pasi të zgjoheni. Ndoshta ditët e para do të ndieni ndonjë dhimbje të vogël të muskujve, por mos hiqni dorë. Forcimi i muskujve është rezultati më i mirë. Mos lini asnjë ditë pa bërë ushtrime.
4: Mundohuni të pakësoni konsumimin e alkoolit dhe të pijeve me sheqer, sidomos ato të gazuara.
5: Mundohuni të pini sa më shumë ujë që të mundeni. Kthejeni këtë në zakon. Pini ujë edhe kur nuk keni etje. Uji nuk të shëndosh, madje e kundërta. Ai ndihmon në eliminimin e toksinës që mblidhet në trup. Mungesa e ujit në organizëm ul ritmin e metabolizmit, gjë që duhet evituar. Ndaj pini shumë ujë.
6: Nëse kaloni shumë orë në ditë të ulur mundohuni të lëvizni herë pas herë për të shkrydhur muskujt, sidomos ato të barkut dhe të vitheve.
7: Evitoni konsumimin e ushqimeve që nxisin fryrjen e barkut. Çdokush e di se cilat nga produktet që konsumon i shkaktojnë fryrjen e barkut, ndaj evitojini ato.
8: Evitoni ushqimet me yndyrë. Mundohuni gjithashtu që t’i shpërndani vaktet. 4-5 vakte në ditë janë ideale. Nëse ju merr uria mundohuni të mbani me vete, për ta konsumuar në moment, një produkt më pak kalori, p.sh. një mollë. Në mëngjes evitoni qumështin e papërpunuar, marmelatat dhe bëni kujdes me kaloritë e biskotave. Ka raste që janë të mbushura me gjalpë dhe sheqer.
9: Nëse ndonjëherë nuk hani një vakt apo ndonjëherë në një vakt e teproni me ushqim, mos u ndjeni në faj. Nëse e shkelni rregullin një herë nuk është ndonjë gjë e madhe, por ama të ndodhë vetëm një herë.
Mundohuni t’i ndiqni këto këshilla të thjeshta, pasi nëse do të zbatohen për disa javë do të japin rezultatet e dëshiruara. Të provosh nuk të bën dëm, nëse gjithmonë dëshironi të keni një trup të bukur gjatë sezonit të verës.
Aerobia me ngjyrat e Indisë
Tendenca e fundit vjen sërish nga India. Pas kinemasë, modës dhe kuzhinës, tani edhe fitnesi po merr ngjyrat e Indisë. Në palestrat amerikane po çmenden pas ‘masala bhangra’ (që përbëhet nga dy fjalë indiane, Masala që do të thotë pikante dhe Bhangra, që është vallëzimi tradicional indian, është një lloj aerobie e butë, që duket se po pushton edhe Evropën.
Duart ngrihen lart, beli lëviz, trupi djersit si në një maratonë dhe të gjithë jetojnë të lumtur dhe duke rikthyer trupin e tyre në format e dëshiruara. Muzika indiane duket se po infekton modën, kinemanë, sportin dhe tani edhe palestrat. Është e ëmbël, plot ndjenja, humor dhe pasion, romantike dhe ende shumë e lidhur me tradicionale. Ajo të bën të zbulosh feminilitetin dhe butësinë, lëvizjet janë më sensuale, sfondi është i këndshëm dhe argëtues.
Ndoshta është vetëm një tendencë e re, por është edhe një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur me një kulturë të largët, dhe ajo që vlen edhe më shumë është fakti se të ndihmon shumë në rigjetjen e linjave ideale të trupit, duke të lehtësuar nga kilet e tepërta të akumuluara gjatë sezonit të dimrit.
Në bazë të aerobisë indiane, e rëndësishme është të mësosh të lëvizësh çdo pjesë të trupit në harmoni. Kjo aerobi nxit të qenin të lirshëm gjatë lëvizjeve, të interpretosh sipas fantazisë dhe ndjesive personale muzikën, si dhe duke qenë të lirë në stil. Varianti indian i aerobisë ka një avantazh të madh, pasi ndërthur shumë mirë jogën me vallëzimet indiane elegante, në kërkimin e sensualitetit të lëvizjes.
Fitnesi indian është në kërkim të emocioneve, pasi nuk mjaftojnë më vetëm rritja e adrenalinës, ndërsa duket se kanë dalë jashtë modës përzierjet latino-amerikane dhe afrikane. Pra, duket se nuk ka asgjë më të mirë se sa fitnesi indian për të hequr kilet e tepërta, në ritmet e tambureve, muzikës rege, hip-hop, salsa, etj.
Tërheqëse, argëtuese dhe e shëndetshme.
Krahas dobësimit para sezonit të verës, duket se bëjnë mirë edhe për ritmin kardiovaskular, tonifikimin e muskujve dhe të largon stresin.
(G.Metropol)
Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.