Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- a jane te pavarura mediat e pavarura (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11766)


Postuar nga rumial datë 03 Qershor 2006 - 16:23:

a jane te pavarura mediat e pavarura

Ne nje vend te vogel si Shqiperia eshte per te habitur lulezimi i madh i mediave te shkruara dhe ato radio televizive. Sa per te bere muhabet them se nuk mund te justifikohet pavarsia e nje gazete apo televizioni per dy arsye kryesore ne nje kohe kur ekonomia e tregut nuk njeh meshire per ate qe nuk eshte i mbrojtur qofte politikisht ashtu dhe me para te pista si mund ti beje balle kesoj konkurrence te pandershme,po ashtu edhe ligjet e fundit te aprovuara nga parlamenti nuk e zgjidhin ne thelb çeshtjen e pavarsise se gazetave apo tv. Po te ishte e vertete se gazetat jane te pavarura kush do ti lexonte sepse ato ne pergjithesi i lexojne partiaket dhe militantet me se shumti sepse faqet e tyre jane te mbushura nga fillimi ne fund me politike. Edhe ato pak gazeta qe nuk jane te politizuara me ndonjeren nga partite perseri kuptohet se nga cili krah anojne. Si e kuptoj une nje gazete te pavarur: ne faqe te pare problemet qe e shqetesojne shqerine shqiptare aktualiteti,kronikat per ngjerjet qe kane ndodhur ne vend politika duhet te perfaqsohet me te dy krahet nqs shtrohet nga e majta te analizohet nga e djathta dhe anasjelltas.po te jete nje çeshtje me rendesi kombetare mund te nderhyje dhe anlisti i pavarur i gazetes ai qe ve pikat mbi i dhe qe justfikon te drejten nga cillido krah qe vjen ai. pastaj te flasim per sport humor zbavitje etj. Jo me si gazeta Shqip qe proklamohet e pavarur e shan veç djathtas qe proklamohet apolitike dhe eshte e kripur ne politike qe nga faqja e pare tek e fundit.


  Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.