Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Krijimi - evolucioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12262)


Postuar nga BARIU datë 09 Shtator 2006 - 17:40:

Krijimi - evolucioni

Te gjithe ju keni informacione per krijimin qe mbeshteten ne ate qe thote Bibla, do te deshiroja ti sillnim ketu. Kjo eshte shume e rendesishme se shume njerez qe nuk e njohin Krishterimin besojne se gjithshka qe thote Bibla eshte kunder shkences por kjo nuk eshte e vertete. Ndoshta do te zbulojme se feja me e madhe ne bote eshte evolucioni, pasi qe ta pranosh ate duhet te kesh besim se ka shume pak fakte.

Gjithe te mirat ne kerkimin tone.
Bariu


Trillimi i shkencës.
Teoria e evoluciont. Nga Anne Sandberg.
Ju jeni nje I krishtere në shkollë të mesme, duke planifikuar për të ndjekur një shkollë të veçantë. Por ka diçka që ju shqetëson. Megjithëse ju nuk besoni në teorinë e evolucionit ju nuk dini se kjo teori s'është tjetër veçse një teori e pavërtetuar. Arsyeja:Evolucionistët thonë se teoria e tyre është krejtësisht e vërtetuar nga shkcenca.
Cila është e vërteta?
Teoria e evolucionit s'është veçse një teori. Po si mund ta bindim vehten dhe të tjerët se evolucioni s'është tjetër veçse një teori.
Fare thjesht.
A e dini se ka një mori faktesh shkencore se bota dhe gjithçka në të nuk mund të jetë krijuar kurrë nga një proces evolutiv? Dhe a dini se ka një gjë si ajo e shkencës së krijimt? Me fjalë të tjera mund të provohet shkencërisht se çdo gjë është krijuar dhe nuk ka evoluar. Si fillim, kemi dy fakte shqetësuese, për sa i përket eksperiencës të krijimt të gjithçkaje. Së pari proçesi i evoluciont dhe ai i krijimt.
Le të shqyrtojmë pjësën e parë të cilën po e quajmë trillim të shkencës.
Teoria e evoluciont.
-Evolucionistët tradicionalisht besojnë në "gradualen" e cila konsistion në atë që, çdo gjë ka ardhur në ekzistencë si pasojë e mijëra ndryshimeve të rastësishme mbi shumë shekuj.
-Kristianët besojnë se gjithçka erdhi papritur ose në mënyrë të menjëhershme e cila konsiston në atë që çdo specie u shfaq e kompletuar dhe ashtu mbeti siç ishtë në fillim.
Universi:
Evolucionistët thonë se në fillim kishte vetëm një hapësirë boshe. Pastaj u shfaqën pluhuri, gazrat dhe kimikate të ndryshme. NGA??? Ata për çudi nuk e dinë këtë. Shumë, por jo të gjithë shkencëtarët besojnë tek toria e BIG BANGUT{ shpërthimi i madh) e cila supozohet se ka ndodhur 20 miliard vite më parë. Ata thonë se nëpërmjet gravitetit i gjithë materiali u mbodh në një re' primitive, jashtë zakonisht të madhe. Pas shumë e shumë kohësh, kjo masë u ngjesh në një top të pafund pabesueshmërisht të nxehtë i cili shpërtheu. Ky shpërthim lëshoi të njëjtët elemetnë në hapësirë pra pluhur, gazra dhe kimikate. Shumë e shumë kohë më pas graviteti shkaktoi që ato të formoheshin në miliona topa më të vegjël. Përsëri kohë e kohë më pas këto topa formuan yjet, planetet, galaktikat, etj. Në disa pika këta trupa qiellor filluan të rrotullohen në hapësirë në një rregullsi të pabesueshme dhe në një mënyrë sikur gjithçka të ishte parashikuar. Dhe kjo si pasojë e rastësishme e shansit.
Fantastike!?
Çudidërisht, megjithëse ata thonë se pluhurat, gazrat, dhe kimikatet janë materialet e para të cilat formuan ato të mëvonshmet, ata kurrë nuk mund të shpjegojnë se si këto materiale erdhën në ekzistencë. Asnjë evolucionist nuk është në gjendje të shpjegojë se çfarë është graviteti. Ata dinë vetëm se si graviteti punon. Çdokush e pranon këtë teori si të vërtetë pa e shqyrtuar atë vetëm sepse kështu u është thënë që kur kanë qënë fëmijë e derisa janë rritur. Por çdo person i llogjikshëm mund të kuptojë që në fillim se kjo teori nuk është provuar shkencërisht.
Planeti i tokës.
Evolucionistët thonë se pas rreth 400 milionë viteve njëri nga këto gazra të nxehtë u bë planeti ynë. Sikur ky gaz formoi kore prej shkëmbi dhe më pas u formua toka. Një evolucionist shkencëtar tha se ra shi me rrëke për pothuajse 100,000 vjet. Ju lutem mos pyesni se si ai arriti në këtë përfundim! (Më e habitshmja është se ata e quajtën përrallë historinë e 40 ditëve përmbytje në kohën e Noeut). Si rezultat i këtij shiu, uji u mblodh në një vend të ulët dhe formoi pellgje të cekëta të quajtura "supa primitive". Ky emër nuk është vënë për shaka, por është emri që evolucionistët i kanë vënë. Më pas erdhi një hap shumë i rëndësishëm në këtë strukturë hipotetike.




-2-

Pas edhe disa milionave viteve të tjera, në pellgjet e quajtura supa primitive u fromuan qeliza e parë e cila ishte e pajetë. Tani dëgjoni me vëmendje. Pas vitesh kjo qelizë mori jetë nga disa rrugë të cilat janë super magjike. Evolucionistët nuk mund ta dinë si, por ata japin fjalën e tyrë për këtë. Teoria e evolucionit është ndërtuar mbi një super strukturë të bazuar mbi faktorë të panjohur. Ata nuk dinë burimin nga i cili kanë ardhur elementetë cilët bëjnë të mundur krijimin e gjithçkaje. Ata nuk dinë se si një re kimike u bë qelizë e gjallë, por ata ende thonë se kjo është rruga që u formua gjithçka: bimët, kafshët, njerëzit.
Eshtë shumë e bukur për të qënë përrallë. Që prej shekujsh e deri në ditët tona me teknologjinë e përparuar, shkencëtarët nuk kanë mundur të krojojnë jetë në një provëz.
JETA E BIMËVE!
Tani le të shkojmë në një detaj të vogël. Pra kjo supë e trashë primitive është vendlindja e jetës. Aty na u shfaqka për fat një qelizë e cila dikur u bë e gjallë, u rrit dhe u nda. Një pjesë e qelizave mbeti nën ujë dhe pas 150 milion viteve u krijua një peshk. Pjesa tjetër iu afrua bregut dhe u mor me krijimin e një bime primitive. Tashmë ne kemi dy specie të ndryshme: bimët dhe kafshët. Për sa i përket jetës së bimës misteri qëndron në atë se si kjo bimë të përfitojë klorofilën e cila është aq e nevojshme për të. Dhe përsëri si arriti një qelizë e vetme të përfitonte të njëjtën kohë lëndët e tjera të nevojshme për jetën e një kafshe.
Tashme le të ndjekim pak gjurmët e jetës së bimëve. Imagjinoni se si një qelizë e vetme bimore arriti të krijojë atë shumllojshmëri të madhe bimësh: barërat, kaçubet dhe pemët. Le të ndalemi tek pemët. Imagjinoni se sa lloje pemësh ka në botë të cilat janë krejtësisht të ndryshme si nga forma shijet etj. Psh. dushku, panja, ahu, etj. dhe më pas për frutat pjeshkët, mollët, dardhat etj. Disa nga këto qeliza u bënë qershi, shalqinj etj.
Dhe mendoni për lulet: trëndafilat, jargavanët forma nga më të ndryshmet e nga më të bukurat, larmi aromash e ngjyrash. Dhe sipas jush kjo vjen si rrjedhojë e mutacioneve të njëpasnjëshme të cilat kanë ndodhur në miliona vitë më parë.
OU???!!!
Boll tashmë! E si mund ta besoni një gjë të tillë. Nuk më intereson aspak fakti se në sa rrugë evolucionistët përpiqen, por e vërteta është se ata nuk mund ta provojnë kurrë një gjë të tillë as edhe në origjinën nga qelizat e vdekura të cilat më pas u bënë të gjalla dhe se ato në mënyrë evolutive duke iu nënështruar miliona viteve evolucioni solli jetën mbi tokë. Por para se të largohemi nga kjo përallë për të vajtur tek një tjetër akoma më të pabesueshme. Si filloi jeta e kafshëve. Mirë! Le të kthehemi tek grupi origjinal i "supës primitive"të cilat u bënë qeliza, morën jetë e më pas u ndanë.
Mekanizmi.
Një qelizë u hodh mbi tokë dhe papritur e gjeti vehten në një stërgjysh të jetës bimore.
Të tjera qeliza mbetën nën ujë dhe u kthyen në vertebrorë- krijesa kafshësh pa kocka të vëreteta. Pas milion viteve në mënyrë të rastësishme një nga këto krijesa u bë një peshk në kordë kurrizore. Si mendoni ky peshk i takon më të vërtetë fillimit të njeriut??!! Si rrjedhim katragjyshi juaj në të vërtetë nuk qënka majmun, por peshk. Pas edhe disa miliona të tjerë vitesh fundi i bishtit të peshkut u degëzua në këmbë dhe tani kemi zvarranikët.(UF). Më pas kjo gjë u zvarrit jashtë ujit dhe gradualisht një pjesë u degëzua në një nga ata zogjtë e mëdhenj të cilët kur i shohim në fotografi na duken si një ëndërr e keqe nate. (Unë nuk mund ta kuptoj se si këta zogj të mëdhenj më vonë u bënë të vegjël, as dhe kur morën ngjyrat, format e këngët e tyre të mrekullueshme. Ky mbetet një tjetër mister i pazgjithshëm i evolucionistëve.
Kështu nga zvarranikët dhe zogjtë kemi gjitarët që jetojnë sot në tokë. Dhe pas disa periudha kohësh ora e evolucionit duket se eci shumë shpejt në vend të miliona e miliarda viteve. Nga gjitarët erdhën primitivët (majmuni) pastaj sub-qëniet dhe së fundi njeriu. (Duket se proçesi evolutiv ndaloi në këtë pikë dhe njeriu nuk evoluoi në super njeri.super-man)
Njeriu:
Njeriu sigurisht, është qënie e mrekullueshme në ndërtim dhe sigurisht një qënie plotësisht e kompletuar. Le të shohim pjesën e dukshme të trupit të njeriut: lëkurën. Me anë të fotografive të zmadhuara ne do të mund të shohim shtresat e lëkurës:enët e gjakut, gjëndrat e dhjamit, rrënjët e flokëve, poret, nervat dhe pigmentin. Një e katërta e gjithë kockave të trupit gjenden tek duart. Me duar artisti mund të pikturojë një pikturë mjaft delikate me duar gjithashtu punëtori mund të ngrejë një tra të rëndë nga toka. Mendoni tek asnjë qënie njerëzore shenja e gishtërinjve nuk është e njëjtë, por individuale.

-3-

Studiojmë tani organizimin e brendshëm dhe të shohim se si organet bashkëpunojnë më njëra tjetrën. Pankreasi, mëlçia, tërmishëza, zemra, nervat, gjendrat limfatike etj. Dhe mendoni pak për sytë. Një organ kaq i ndërlikuar nuk mund të jetë i ndërtuar kurrë nga një rast i rastësishëm. Dhe as dua të di se sa miliona vite iu është dashur syve të ndërtohen. Jam i bindur se asgjë lidhur me sytë nuk ka ardhur si rezultat i fatit. Në asnjë mënyrë. Për ta kurorëzuar këtë gjë(më falni për lojën e fjalëve) le të shkojmë tek truri i cili është aq i komplikuar sa që edhe kompjuteri më i mirë nuk mund të krahasohet me të. Truri jo vetëm që kontrrollon trupin, por me të ne mendojmë, krijojmë, dërgojmë njeriun në Hënë;ndjejmë, dashurojmë dhe me shpirt shkojmë drejt Zotit. Po ashtu ka edhe një sistem ripordhimi. Rritja e fëmijës në barkun e nënës a nuk ju duket një mrekulli. Po ju evolucionistë a nuk keni një qelizë mashkullore dhe femërore? Si u krijua qeliza femër dhe mashkull sipas proçesit të evolucionit?
Deri tani kemi thënë shumë se çfarë është teoria e evolucionit dhe derisa shkenca të gjejë "FAKTE", nga do ta marrin ata informacionin bazë për teorinë e tyre? A nuk kanë ata konkretisht fakte të pakundërshtueshme për të provuar teoritë e tyre? Po ata thonë se mund t'i marrin këto fakte nga fosilet e gjetura, kështu le ta egzaminojmë këtë fakt.
Fosilet e gjetura.
Fosilet janë forma të vjetra të bimëve dhe të kafshëve të cilat janë gjetur në shkëmbinjtë sendimentarë të cilët gjenden në koren e tokës në të gjithë botën.
Shumë fosile janë gjëra të vogla si guacka, midhje etj, Ka gjithashtu varreza dinosaurësh dhe të tjera kafshë e zogj të mëdhenj. Gjithashtu janë gjetur dhe fosile kafshësh të vogla duke përfshirë majmunin njeriun e vjetër,(duhet të kihet parasysh se nuk bëhet fjalë për njeriun majmun.) Kujtoni, evolucionistët thanë se zhvillimi i një qelize në qënie të tjera të komplikuara done miliarda vite. Në se kjo do të ishte e vërtetë atëherë ne duhet të gjenim miliona fosile të cilat do të na tregonin miliona hapa të ndryshimit dhe progresit në të cilin kaloi zhvillimi nga një qelizë në një peshk të vogël. Dhe mendoni për hapat më të lartë. A kanë gjetur ata miliona fosile?
JO ATA NUK KANE GJETUR.
Ne filluam me tre shtresa kryesore që gjenden në koren e tokës.
1. E para nuk ka fosile mbi të.
2. E dyta përsëri nuk ka fosile.
3. Fosile për herë të parë u gjendën në shtresën e tretë nga fundi.
Këtu janë gjetur miliona fosile të krijesave të vogla. Kjo shtresë duhet të jetë ajo e cila do të tregojë zhvillimin e evolucionit që prej formave primitive. Për shëmbull ata thonë se një qelizë e vetme në mënyrë graduale u bë vertebror, pastaj një peshk dhe më vonë një gjitar. A është gjendur deri më sot një fosile e cila të tregojë një pjesë me luspa dhe një pjesë me këmbë, gjatë proçesit të zhvillimit të zvarranikëve? Asnjë lloj i tillë kafshësh nuk është gjendur deri më sot. Le të shkojmë më lart. A kanë gjetur evolucionistët ndonjëherë fosilet e ndërmjetme të cilat mund të tregojnë kalimin nga majmuni në njeri. Jo, ata nuk kanë mundur. Këto fosile të pagjetura janë quajtur "hallkat e humbura" . Dhe pas 120 vitesh shkencëtarët kanë studiuar mbi miliona tone fosilesh, ata ende nuk kanë gjetur kopie të hallkave të humbura.
Ata nuk do të mund t'i gjejnë ato kurrë, SEPSE NUK KA. Biles edhe Darvini vetë thoshte se kyci që i mbyllte këto forma tranzite ishte cështja më e rëndësishme në teorinë e evolucionit, por ai shpresonte se këto forma të humbura një ditë do të gjendeshin. Shkencëtarët po shkojnë midis kërkimesh dëshpëruese dhe jo pak herë del ndonjë i cili pretendon se ka gjetur fosilin ndërmjetës. Disa prej këtyre gjetjeve janë vërtet të lezetshme. Në vitin 1922 një shkencëtar gjeti një dhëmb për të cilin tha se i përkiste një heminoidi(njeri primitiv). Më vonë u zbulua se ky ishte dhëmbi i një derri të ngordhur. Në Kolorado ata gjetën një një tufë kockash me të cilat ata konstruktuan njeriun primitiv. Më vonë u zbulua se këto kocka ishin të një majmuni të djegur kohët e fundit dhe mbi të gjitha ky nuk ishte as një majmun i lashtë. Më pas thuhet se erdhi njeriu i Piltdawn(nga origjinali). Një gëzim i papërshkruar përshkroi evolucionistët kur ata gjetën në Angli një kafkë dhe një kockë nofullash për të cilën thanë se ishin skeletet e hallkës së humbur të një gjysëm milioni vitesh më parë, fazën tranzistore midis njeriut dhe majmunit. Më vonë u zbulua se këto kocka nuk ishin gjë tjetër veçse një lojë e disa njerëzve hokatarë. Pavarësisht nga kyçi i provave të shkencës, evolucionistët ende vazhdojnë të shfaqin nëpër tekstet e librave, dhe në muzeume figura dhe përfaqësuese të stadeve të zhvillimit nga majmuni në njeri. Duhet pasur parasysh se këto figura të imagjinuara të bëra prej artistave dhe të drejtuara nga shkencëtarët.


-4-

Shumica e gjetjeve janë disa kocka mbi të cilat u ndërtua një skelet imagjinar, i cili më pas u vesh me mish në një formë të imagjinuar. Dhe ju e quani këtë shkencë? Unë këtë gjë e quaj trillim të shkencës! O sa shumë për teorinë e evolucionit. Tani le të shqyrtojmë ç’ka është e vërtetë.
MODELI I KRIJIMT SHKENCOR.
Në fillim ju mund të thoni këto dy fjalë Shkencë dhe Krijim janë kontradiktore midis tyre' por vazhdoni të na ndiqni më poshtë.
Ajo që dua të them është se Krijimi është dicka i cili mund të na praqitet s i një arsyetim shkencor, disa herë më shumë se evolucioni. Së pari le të shpjegojmë se informacionet e mëpoështme vijnë nga një broshurë e D.T Gish Ph.d- me titull " A e keni larë ndonjëherë trurin". Gjithashtu infromacion është marrë nga një pamflet i IKK(ICR në Anglisht) titulluar "PËRMBLEDHJE TË FAKTEVE TË SHKENCËS PËR KRIJIMIN." (IKK do të thotë instituti i kërkimeve për krijimin). Shumica e shkollave nuk duan të mësojnë krijimin në to pasi ata thonë se është dicka fetare dhe kjo gjë thyen kushtetutën. Megjithatë IKK ka shpjegime shkencore të cilat tregojnë se si erdhi cdo gjë në ekzistencë. Duke vlerësuar fosilet e gjetura:Ashtu sic thashë, shtresa e tretë depozitave NUK TREGON NDONJË FORMË TRANZISTORE nga një lloj organizmi tek tjetër, por kjo gjë tregon ardhjen e menjëhershme të gjërave, në formën e tyre përfundimtare. Kjo shtresë tregon për panumërshmërinë ge fosileve bimë dhe kafshë. Këto fosilke tregojnë formën në të cilën këto kafshë kanë edhe sot. Një zog është një zog, një peshk është peshk, dhe një majmun është një majmun dhe një njeri është njeri. NUK KA ASNJË LLOJ FOSILI I CILI TË TREGOJË HAPA TË NDËRMJETËM TË GJËRAVE të cilat kanë ardhur në ekzistencë nga një lloj në lloj tjtër. Prova të tjera shkencore të cilat nuk kanë të bëjnë fare me fenë tregojnë se si evolucioni është krejtësisht i pamundur të ndodhë. Për shëmbull evolucionistët thonë se një qelizë e pajetë më vonë u kthye në një tjetër e cila kishte jetë. Pikë së pari ju KURRE nuk mund të merrni një qelizë jetësore nga një e pajetë. Edhe në qoftë se keni një qelizë të gjallë të një kafshe, më vonë kjo do të jetë e transformuar në përbërësit e saj në aminoacidet të cilat formojnë proteinë të molekulës. Një aminoacid është një komponent kimik i cili duhet të ishtë shkatërruar lehtësisht nga rrezet ultravjollcë, nga dielli ose nga dridhjet e ndryshme elektrike menjherë pasi të formohej, shumë shpejt shpejt sipas të ashtuquajturit proces evolutiv.
Shumë shpjegime të tjera shkencoce tregojnë se si evolucioni nuk mund të jetë i vërtetë. Shumë libra të IKK janë shumë shkollore. Nëse ju jeni me të vërtetë të zgjuar lexoni ORIGJINËN E JETËS. Në të thuhet se një qelizë mban miliona molelula të ndërthurura zinxhir me ADN dhe ARN, polomerët, monomerët etj të cilat nuk do të mund të ishin kurrë një shans i rastit. Edhe në qoftë se do të përpiqesha në miliarda vite. Për më shumë ne kemi prova shkencore për krijimin përsa i përket dhe pesë zonave të cilat janë : kozmologjia, termodinamika, fosilet(panteoliteti), biologjia, mundësia e matematikës gjeologjia dhe shkenca dhe tjera. Asnjë prej këtyre nuk i përket fesë; ato janë vetëm prova shkencore të cilat tregojnë se teoria e evolucionit është krejt e pamundur.
Një numër shkencetarësh që sa vjen e rritet, të cilët pavarësisht në besojnë tek feja apo jo, thonë fakte "më mirë mbështetemi tek modeli i krijimt se sa i evolucionit".
Mjaft me këtë. Nëse historia e evolucionit nuk është e vërtetë dhe biles shkencërisht e paprovuar atëherë SI ERDHI CDO GJË NË EKZISTENCE? Cfarë ekziston tjetër për sa i përket besimit se si cdo gjë u krijua? Kur ne kërkojmë një ide tjetër këtë e gjejmë tek Bibla! Tani ne do të shohim sekretet e fesë të cilat i përkasin krijimit.
PJESA E TRETE: KONSIDERIMI BIBLIK PËR KRIJIMIN!
Fillon mjaft thjeshtë tek Zanafilla 1:1. " Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën".
Vargjet e tjera tregojnë në detaje se si Zoti krijoi: në fillim universin, pastaj bimët, më pas jetën e kafshëve, cdo gjë sipas llojit të vet, pa asnjë fazë kalimtare. Dhe së fundi Ai krjoi njeriun kurorën e krijmit të Tij. Nga erdhi Zoti? Përgjigja është se Ai nuk ka as fillim as fund, Ai gjithmonë ka qënë dhe gjithmonë do të jetë.
"Para se të kishin lindur malet dhe para se Ti të kishe fromuar tokën dhe botën madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.(Psalmi 90:2). Gjithashtu "U vendosa nga amshimi që në krye para se toka të ekzistonte"(Fjalët e urta 8:23)
AFTËSITË:
Për arsyen se Zoti është krijuesi cilat janë aftësitë e tij për këtë detyrë kaq të madhe?


-5-
FUQIA.
Shumë Shkrime tregojnë për fuqinë e madhe të Zotit tek Jeremia 32:17 thuhet "Ah Zot, Zot! Ja ti e sadjove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë, nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty." Psalmi 147:45 deklaron se Zoti numëron yjet dhe i thërret atë në emër. A mund ta imagjinoni një fuqi të tillë? Eshtë me të vërtetë e nderuar. Kjo gjë rrjedh nga mendja. Bibla e quan Zotin e Gjithëpushtetshëm, me të cilin asgjë nuk është e pamundur.
Dituria e Tij.
Kur Zoti krijoi botën duhej një dituri e pafund e Zotit për të bërë universin të punojë në mënyrën si duhet. Dr. Gish në broshurën e tij thotë:"Në qoftë se diametri i tokës do të ishte 7200 milje në vend të 8000 miljeve, shumica e tërë botës, që i takon pjesës atmosferike të mbështjellës së saj, do të ishte e mbuluar në dëborë dhe akuj të pavlefshëm". Për më tepër ai thotë:"Në se do të ishte qoftë dhe një dryshim prej 10% në rritjen ose në uljen e masës së botës asnjë jetë nuk do të mund të zhvillohej këtu mbi tokë".
Ka shumë gjëra si këto. Cdo gjë në këtë univers - rrotullimi i planetëve, tokës, dielli punojnë në një rregullsi të parashikuar që më parë. Sigurisht që të bësh të gjitha këto duhet një dituri e mbinatyrshme. Kukr Zoti bëri jetën e bimëve Ai sigurisht që dinte gjithcka rreth asaj që ekologjistët e quajnë ekuilibër të natyrës. Prë të gjitha këto gjëra botanistët, biologët, meteriologjistët, etj. dinë, ata janë të sigurtë se këto gjëra janë aq të komplikuara kështu që nuk do të mund të ndodhin kurrë vetëm ngha një shans i fatit. KURRE.
Kur vjen puna tek njeriu duhet ta pohojmë se ai është ndërtaur në një mënyrë të cuditshme, cdo gjë në të punon në mënyrë të koordinuar. Pyesin i një doktor për cuditë e trupit të njeriut do të duhet një gjeni ta bëjë një punë të tillë. Sigurisht që njeriu nuk është një kafshë. Ai ka një shpirt. Gjatë krijimit Zoti i dha Adamit frymë jete kështu njëriu u bë një qënie me jetë brenda vehtes. Kjo është ajo pjesë e njeriut që e bën atë të ndryshëm nga kafshët. Njëriu është krijuar me nevoja shpirtërore kështu që ai gjithmonë është i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm duke kërkuar gjithmonë pranë Zotit.
SHUMË I ZGJUAR.
Bibla thotë se zgjuarsia e Zotit është deri në infinit. Ai është i përsosur në njohuri. Unë shpresoj se këto shkrime do t'ju tregojnë juve dicka nga fuqia, zjguarsia dhe mundësia e Zotit për të qënë Krijuesi i gjithëpushtetshëm. Tani ne duam t'ju tregojmë se si e përdori Ai fuqinë e vet.
Tek kapitulli i parë i Zanafillës Zoti tha"Le të bëhet dritë" dhe drita u bë. Dhe tek vargjet e mëposhtme shohim se Ai tha "Le të bëhet" dhe cdo gjë u bë. Me fjalë të tjera Ai vetëm foli. Ja dhe disa shkrime të tjera që flasin për këtë "Po unë kam bërë tokën dhe kam krijuar njeriun mbi të; me duart e mia kam shpalosur qiejtë dhe komandoj tërë ushtrinë e tyre."(Isaia 45:12)." Tërë këto gjëra lavdërojnë emrin e Zotit, sepse Ai dha urdhër dhe ato u bënë. (Psalmi 148:5)". " Qiejtë u bënë me anë të Fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij...sepse Ai foli dhe cdo gjë u bë; Ai urdhëroi dhe cdo gjë u shfaq."(Psalmi 33-9)
Ndoshta ju mund të thoni se ngjan si një përrallë ku një zanë valëvit shkopin e saj dhe gjërat shfaqen. Por unë u binda për të njëjtin argument se teoria e evolucionit s'është vecse një teori. Evolucionistët thonë se nga një qelizë e pajetë erdhi jeta dhe se më pas nga kjo qelizë e vetme erdhën bimët, kafshët, me gjithë atë shumllojshmëri në numër, ngjyrë fromë funksion. Në qoftë se kjo nuk është një përrallë atëherë si mund ta quaj ndryshe. Por duhet të vendosni se njëra prej tyre nuk është e vëretë.
Tek Hebrenjve 11:1 ne lexojmë:" Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregimi i gjërave që nuk shihen". Kështu ju duhet të vendosni të besoni fjalën e njeriut dhe të keni besim në të ndërkohë që njeriu nuk ishte atje në fillim: apo Fjalën e Zotit i cili ishte atje në fillim. Ky besim është i varur nga ju, cila ju duket më e besueshme. Jeremia 10-12 është një përmbledhje e mirë e të gjithave. "Ai e bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij, dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij. Por gjithcka duhej të ndodhte para se gjithcka të krijohej. Cdo gjë që është ndërtuar në këtë botë duhej të vizatohej njëherë në mendje, pastaj u bë projekti, dhe në fund erdhi produkti. Eshtë njësoj si për një kompjuter, orë ose makinë. Sa më i komplikuar të jetë objekti aq më shumë zgjuarsi duhet që së pari të planifikohet pastaj të projektohet dhe së fundi të jesh në gjendje ta prodhosh atë. Në qoftë se do të merrni pjesët e një ore t'i ndani ato dhe t'i fusni në një kuti duke i tundur në të për miliona vite me rradhë. Këto copa KURRE nuk do të bashkohen së bashku në një mënyrë që ato të punojnë. Në rregull. Ja ku jemi.



-6-

As tek fosilet e gjetura dhe në vende të tjera as me metoda shkencore, nuk kemi mundur kurrë të provojmë se gjithcka erdhi në ekzistencë si pasojë evolutive graduale krejtësisht e rastësishme e cila duhej të kishte ndodhur me miliona vite më parë. Fosilet e gjetura tregojnë qartë se gjithcka u shfaq menjëherë në fromën përfundimtare dhe mbeti e njëjtë më pas. Kështu që ne kemi vetëm një konkluzion dhe ky është se cdo gjë është krijuar. Në gjithashtu kemi dhe provat e dhëna në Bibël të cilat mbështesin "modelin e shkencor të krijimit". Problemi është se po të besosh këto të dhëna të Biblës shkencëtarët janë të shqetësuar se do të binden për gjithcka që është thënë në Bibël. Ata duhet të besojnë të gjitha mrekullitë e Biblës, lindjen nga një virgjëreshë, ringjalljen dhe për prejardhjen hyjnore të Jezus Krishtit. Dhe kjo është shumë për disa shkencëtarë të përulin veten dhe të pranojnë të gjitha këto. Tashmë ju keni idenë se jo vetëm njerëzit e fesë besojnë tek krijimi në fakt do të habiteni se sa shkencëtarë të shkëlqyer të cilët besojnë, por nuk janë fare fetarë. Gjithnjë e më shumë vetë po vijnë në anënë e Krijimit, vecanërisht ata të cilët janë të ndershëm të cilët pranojnë se fosilet dhe fakte të tjera shkencore nuk mbështesin aspak teorinë e evolucionit.
Në 1963 u formua SHOQATA E KEKIMEVE TË KRIJIMIT; në të gjthashtu u formua dhe INSTITUTI PER KRIJIMET SHKENCORE, të cilës dhe i jemi referuar. Në të kaluarën tridhejtë vite më parë, mijëra njerëz po besonin në historinë e njeriut.
Ka gjithashtu dhe disa shoqata të ndara që mbështesin krijimin shumë prej tyre gjenden në SHBA. Ata mbajnë seminare, takime të rregullta dhe kanë botuar mjaft libra mbi shkencën e krijimt. Shihet qartë se kjo prirje po rritet. Kështu cili është konkluzioni i cështjes? Eshtë ky: ne duhet të pranojmë me besim teorinë e evolucionit ose modelin e krijimit. E rëndësishme është të marrim në konsideratë dhe të dimë se të njihni Zotin si Shpëtimtarin tuaj personal, ju do të keni eksperiencë për të vëretën e madhështisë së Zotit. Në këtë mënyrë nuk është e vështirë të besosh së Zoti mund ë bëjë gjithcka, madje dhe krijimin, me anë të të folurës së tij të fuqishme dhe me anë të zgjuarsisë. Tani kemi një paragraf: Shumë njerëz të rinj do të shkojnë nëpër në kolegje dhe sigurisht që do të mësojnë evolucionin si një fakt. IKK është përpjekur të tregojë se nuk është përrallë të mësosh evolucioniin pa shprehur anën tjetër të fakteve, Krijimin shkencor. Justifikimi i shkollave është se kjo gjë është fetare dhe kështu që është e ndaluar nëpër shkollat publike.
Por unë përsëris se krijimi sipas shkencës me metoda strikte se teoria e evolucionit është vetëm një teori dhe jo fakt. Me një shikim të shpejtë le të shohim përsëri disa nga ato që pamë dhe më parë:
1.Evolucionistët nuk dinë burimin e pluhrave, gazrave dhe kimikateve për të cialt thonë se janë ndërtuesit e gjithckaje. Kështu që ata përdorin një mbështetje pa themel mbi të cilën ndërtojën teorinë e tyre.
2.Ata nuk mund të shpjegojnë se si një qelizë e pajetë u kthye në një më jetë po ata vetëm sa e pranojnë këtë fakt.
3.Ata nuk mund të shjegojnë së si një qelizë u bë qelizë mashkull dhe femër.(bëhet fjalë vetëm për një qelizë të vetme).
4.Ata nuk kanë prova as tek mijëra tone fosilesh të gjetura nga të cilat asnjëra prej tyre nuk tregon një fazë tranzistore nga një lloj tek tjetra.
5.Ata kurrë nuk kanë mundur të gjejnë "hallkën e humbur" e cila do të tregojë kalimin e njeriut në majmun.
6.Për arsye se qeliza është aq e komplikuar matematikisht është e pamundur që kjo qelizë të jetë ndërtaur nga rastësia.
Nga ana tjetër fosilet e gjetura tregojnë së gjithcka është shfaqur në mënyrë të mënjëhershme , në formën përfundimtare dhe se gjithcka mbeti në atë formë që ishte në fillim. Përvec kësaj nuk ka asnjë fakt prezent i cili do të tregojë evolucionin si tek bimët ashtu dhe tek kafshët. Bimët nuk kanë evoluar në super pemë, super mollë, as dhe minjtë nuk kanë evoluar në një qënie tjetër(jemi të lumtur për këtë); dhe gjithashtu njeriu nuk ka evoluar në një super njeri. Kjo është ajo cka konsistojnë provat e KRIJIMT SHKENCOR dhe e gjithë kjo është vërtetuar në Bibël. Unë uroj që cdo student i shkollave të mund të lexojë këtë pamflet dhe kështu të ketë një shans për të vendosur se cila është më e besueshme: një teori e supozuar apo faktet Biblike të cilat thonë se:
NE FILLIM PERENDIA KRIJOI QIEJT DHE TOKEN.


  Gjithsej 69 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.