Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12312)


Postuar nga ~Enigme~ datë 17 Shtator 2006 - 23:52:

Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata"

 
SERENATA
SERENATA

KUR NATA KORCEN E MBULON

Kur Nata Korcen e mbuloi
Dhe kafenet jane mbushur plot
Atje qan zemra ime dhe vajton dhe raki kerkon

Eja e o shpirt o xhan
se zemra po me qan
Zjarrin e zemres o
ta shuajme o me duhan

Do te vij do te vij perseri
Do ulem edhe do pij
Zjarin e zemres o ta shuaj o me raki

Kur kamariera jone zy zeze
Na vjen na buzeqesh
ajo pij bashke me ne
Dhe syrin na i shkel
dhe raki na sjell

EJA O ENGJELL ME PERQAFO

Ne s'munda valle te ti kuptoj
gjithe keto te tuat marzi
o zemer
Ato sy qe ti kane zili

Ku do vesh
Ku do te me lesh
Zemer ku do gjesh
larg prej meje dashurine

Mos harro
kurre mos kerko
kurre mos prano
larg prej meje lamturine

Eja o engjel me perqafo
e mjera zemer vec ty te do

Prape po te te shoh te zemeruar
Por perse as vete nuk e di
Gjithmone keshtu kam kaluar
me kete te shkrete dashuri

MIKJA IME

A te kujtohet ty pranvera
kur ne shetisnim bashte te dy
me thoshe ti ngahera
vdekja me ndan nga ty

Ah ti moj varferi e mjere
Djemte te shumte i ke
Paret si dua s'kane me vlere
zemra e mire eshte flori per ne

E dhe nu ndafshim ndonje here
Dije prej meje sa te rosh
Qofsha dhe ne pallate te arta
O Mikja ime ty s'te harroj

MUNDOHEM TE TE HARROJ

Mundohem te te harroj
Por e kam shume te veshtire
Se me dal perpara ti
Dhe pastaj humbet ne erresire

Harroje....Harroje....
Se ke pasur ti nje trendafil
Harroje ....Harroje
Edhe shkele
Se keshtu do te ndjesh ti pak gezim....

KU SHKUAN ATO NETE

Me kujtohen ato nete 
te qeta si qetesia
te pastra te embla te sinqerta....

Ku shkuan
ku humben
ato nete te qeta
Si u prish miqesia
Si u tret dashuria

Eja Eja
ne krahet e mija
ti gezimin ma rikthe
zemres time te zhuritur
lumturine ti ja dhe...

TE DISH C'PESOI ZEMRA IME

Te dish c'pesoi kjo zemer
Ta tregoj une me kitare
kur i pashe ato syte e bukur
Deri atehere s'kisha pare s'kisha pare...

Ato duart aq te vogla
mund te luanin me kitare
kur i puthnje buzet e mija
u drodhen si ne faj..si ne faj

me mall do ta kujtoj
ate nate jo se harroj
u vunova me the dhe ti
do me shajne ne shtepi

Sa vite do kalojne
ate nate jo se harroj
dhe do qeshim une dhe ti
Do kujtojme Dashurine

Nah Nah Nah Nah....

MARGARITA

Se pa syrrin tend te bukur vajze
jo s'mund te qetesohem
Se pa puthjen tende vajze
jo s'mund te roj

Ne mos mund ta perqafoj
aq sa here do te deshiroj
kurre ne jeten time vajze do te gezoj

O Margarita...O Margarita
Ti je shpresa ime e fundit Margarita
Se te dua ...me te vertete
Kam deshire te te kem une ty perjete

Dhe nqs ke vendosur
mos degjosh kete zemren time
mos me ler mua te mjere
ne ato vegime

Ne mos mund te te perqafoj
aq sa here te deshiroj
Kurre ne jeten time
vajze do te gezoj....

NE KE VENDOSUR VAJZE TE ME LESH

Ne ke vendosur vajze te me lesh
me thuaj qe s'te dua
Mos qofte ajo qe flet
pse tallesh ti me mua

Amann aman aman
Se mu dogj i shkreti i xhan
per fjalen tende
Kjo zemra po me qan

NE KINEMA

Ishim nje nate ne kinema
Ne erresire krah per krah
kur dolem jashte dicka me the
per dashurine me bere be

Sa here kaloj ne kete vend
gjithmone e sjell ndermend
Dhe qaj me lote
ne kete bote ku eshte ku vajti ajo kohe

Ta dish ti
Dhimbjen qe kam
brenda ne zemer 
Dole e pabese...

GJITHMONE PRANE TEJE KALOVA

Gjithmone prane teje kalova
Mos kujto se une ty te harrova
Do te mbetesh ti pjese e zemre time
kur brenga largoja prane teje

Tash tjetra ty te perkedhelen
Dhe mua me le zog te mjere
Do te kthehesh ne cerdhe ndonje here
Por atehere s'do te kete vend per shtegtare

Zemra ime e ndjen se do te kthehesh
edhe pse e di se mua me plagose
A thua se dashuria jone
tek neteve te pagjume do te mbetet gjithmone

E vemte po ri ne kete nate
E vetme me dhimbjen qe ndjej
ngadale po e shoh hijen tende
e cila ne takim po shkon

Tash tjeter ty te perkedhelen
dhe mua me le zog te mjere
do te kthehesh ne cerdhe ndonje here
por atehere sdo te kete vend per shtegtare

LULET E MAJIT

Nje dite te bukur maji une ty te takova
tek po rije futur ne nje lule
lulet e majit per ty i enderova
lumturine ne shpirt vec ti ma prure

Por tani je vyshkur me s'ke ere
lulet e tua per mua s'kane me vlere
nuk je ti me lulja e bukur e dites se majit
por je lulja e kenges time te vajit

Do te kujtohen ditet kur rinia
Sa here rembehet ajo nga dashuria
ishe e vogel atehere vajza ime
S'mendoje tjeter vec per enderime

HARROJE DASHURINE

E di s'kam te drejte
te thur une kete kenge
se ty vajze e dashur
te shoh vec ne enderr

Dhe bashke kur u ndame
nuk thame naten e mire
Por thame lamtumire

Te lutem ti falma
gabimin e rende
se sot zemra ime
kendon vec kete kenge

Dhe dhimbja s'durohet
por prape nuk bashkohet...

Harroje harroje
ti dashurine tone
largoi ti brengat
E lumtur Jeto

Se ti e di mire tani
se c'eshte dashuria
Nje mjall ndjen e zjarte
qe cdo kush e do....

KALI I BARDHE

Kam kohe qe dua te ze
nje kale te bardhe
Te rend dite e nate
bashke me te neper savane

Rend kali rend une
fryn ere dhe shkelet bari
Pse iken pse s'afrohet ai kale

Si pune e ketij kalit te bardhe
eshte dashuria
Qe spati aspak per lotet e mija

Urime i coj une asaj prej perendise
qe kur trishtim mos pate
prej dashurise

Vendosa dhe une nje dite
Qe te largohem
Dhe zhurmat e njerzit dhe vajzat mos afrohen

Perpiqen mendohem te ze
ate kale te bardhe
I vetem te jeteoj bashke me te
neper savane

NEN STREHE

Nen njeren te streheve
te nje prej shtepive
degjonim te heshtur
ne pikat e shijut

Dhe lehtas fytyren
ja merja ne duar
Dhe buzkat e njoma
ja puthja nxituar

Por iku capkenia
nje nate prej meje
kur nata e zbehte
coptohej ne pellgje
...I tallur prej streheve

Dhe era e lehte
tund gjethet ngadale
me shfaqet mes lotesh
fytyra e saj...


  Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.