Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Poezi dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=288)
-- Mana gjinjve te tu (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12382)


Postuar nga yjori datë 29 Shtator 2006 - 22:38:

Mana gjinjve te tu

Mana shkundur gjinjve te tu
Butesisht te embla thithkat
Me te mirat i mbledh per me vone, ca i ha
E me shfaqen mes aromes plakat qe nuk jane me
Kopshteve qe nuk jane me te Tiranes

Pjeshke, vishnje, fiq e dallendyshe
Pantallonat e shkurtera, vajzat e klases
Te kam dashur qysh atehere e me pare
Kur thithja nenen qe premtonte tjeter
E ndoshta kam lindur ne medyshjen
Te jetoj ndoshta edhe pa te pare

Kam degjuar per ata qe u kthyen prape
Tregojne se pane gjithe jeten menjehere
Nese nuk genjejne a u genjyen nga te tjere
Atehere edhe te duhesh eshte si te vdesesh
Pse nuk e pyeten Llazarin a donte te ngjallej
Mbase do kish thene”Lerme,se nuk e dua jeten!”


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.