Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Terror grek ne aeroplan (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12822)


Postuar nga Petrit Kola datë 16 Dhjetor 2006 - 18:15:

Terror grek ne aeroplan

Tifozët grekë rrahin shqiptarin në avion



Tifozët grekë të Panathinaikosit rrahin shqiptarin në avion pas deklaratave pasionante për ekipet. Piloti i avionit të linjës që vinte direkt nga Parisi detyrohet të ulet gjatë itinerarit Milano-Athinë, në aeroportin e Brindizit, për shkak të sherrit të nisur në bord. Deri në orët e vona të mbrëmjes drejtuesit e avionit nuk kanë dashur të rimarrin grupin e tifozëve grekë të përbërë prej dhjetë personash, ndërsa policia i mori në pyetje rreth incidentit. Viktima e sulmit ksenofob grek është bërë një çift shqiptar që udhëtonte nga Parisi drejt Athinës, për t’u kthyer në Tiranë.Mediat italiane publikuan lajmin menjëherë pas alarmit të dhënë në aeroportin e Brindizit, “Papola Casale”, se një avion që udhëtonte drejt Athinës kërkonte ulje të detyruar. Pasi zbriti në pistë, nga dera janë shoqëruar me ndihmën e policisë të gjithë tifozët ekstremistë të Panathinaikosit, që ktheheshin dy ditë më pas ndeshjes që skuadra e tyre zhvilloi me Paris Saint Germain, ku humbi thellësisht 4-0. Mësohet se mbrëmë vonë mjeti fluturues është ngritur nga pista e aeroportit me destinacion Athinën, ndërsa karabinierët kanë vazhduar hetimet. Ndërkohë që festonin kalimin e grupit për në një fazë tjetër, pavarësisht nga humbja, helenët janë mbërthyer me çiftin shqiptar që me sa dukej ishte kundërshtar i Panathinaikosit dhe preferonte francezët. Sipas hetimeve të kryera mësohet se grekët kanë qenë shkaktarët e sherrit, sepse kanë provokuar pasagjerët në bord me thirrjet e tyre dhe sjelljet e rënda. Shqiptari është gjendur i vetëm përballë furisë së 10 tifozëve me fanella të skuadrës, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e stuardesave, pasagjerëve të tjerë dhe stafit drejtues të avionit për të rikthyer deri diku qetësinë. Piloti nuk ka duruar dot më tej dhe ka kërkuar ndihmën e policisë portuale të Brindizit. Tifozët grekë janë shoqëruar në ambientet e aeroportit, ku dhe u morën në pyetje për incidentin, ndërsa deri vonë stafi i avionit nuk i ka pranuar në bord për shkak të ngjarjes së rëndë. Shqiptari ka marrë disa goditje në trup, por pa problem sipas policisë italiane, ndërkohë që është lejuar të udhëtojë në drejtim të Athinës.

Marre nga Sot


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.