Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- VOTA VOTA, vota me rrota :D (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13050)


Postuar nga Isra datë 30 Janar 2007 - 17:12:

VOTA VOTA, vota me rrota :D

Qe nga kohe e pare
Qe kur lindi bota
Te ne s'mbahet mend
Kur u perdor vota

Per qindra vjet rresht
Bridhte ne Shqiperi
Asnjeri s'ja varte
S'kishte leverdi

I ra vlera fare
I ra dinjiteti
Forcen nuk ja dinin
S'mirte vesh mileti

Ne rruge jetime
E gjeti Enveri
E mori per dore
Ne diell e nderi

Vota mori pamje
i erdh bukuria
Veten shpejt e gjeti
E ju rrit fuqia

Njeri nuk e vidhte
S'ishte si me pari
Lum qe erdhi dita
i doli pronari

Ngriheshim pa gdhire
Shpejt qe ne mengjes
Me kenge e me valle
Voten fup ne thes

Vota dhe Berisha
Thone se u takuan
Sy me sy u pane
Shpejt u dashuruan

Te behej e fshehte
Kur s'kish leverdi
Te behej e hapur
Kur s'kish siguri

E moj vote e dashur
Ç'nuk te kane pare syte
Historisë sate
Zor t'i gjesh te dyte

Ne '96-en
Si u katandise
Tu bene brinjet copa
E u telendise

E në emrin tend
Na u be hataja
Ne '97-en
Me pushke, e murtaja

Seç i rame qiellit
Seç e beme rrogoz
Bam i rame me pushke
Bam me mitraloz

Me plumba i rame
Ne kupes se qellit
Sa shtrese e Ozonit
Iku mbrapa Diellit

Ndaj na vjen dielli
i pa perpunuar
Ndaj nga trute e kokes
Jemi te shkalluar

Te mori Fatosi
Qe u dogj nga kosi
Me breke neper kembe
8 vjet i palosi


Iu rrit mendja shume
Lojtarit te klasit
Mendja majë flokut
Birit të Thanasit

Erdhi 3 Korriku
E rrezoi nga fiku
Vota mori kembet
Nga duart i iku

E mori Berisha
E me mall i foli
Te gjitheve nga syte
Lotet çurg u nxori

Djemte u rraskapiten
S'kishin me fuqi
Rrofsh qe erdhe prape
E na dhe lavdi

Rri sa te doje qefi
Ik kur te leme Ne
Na lere pake kohe
Ta marrim me nge

Mos mi ngacmo çunat
E mi ler rehat
Sa te marrin veten
E te zene parate

Djemve te Fatosit
Mire u mbushe xhepat
Prit dhe per te mite
Te dalin nga plepat

Ata bene pallate
Te Shkembi Kavajes
Ne duam nga nje vile
Si Nipi prane Dajes....


(Populli)


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.