Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)


Postuar nga sarandaebukur datë 24 Mars 2007 - 02:13:

Grupet mafioze shqiptare

Urdhër-arreste për shqiptarët e "Kamorra"

Flamur Vezaj
23-03-2007 

 Dy prokurorë napoletanë sjellin në Shqipëri dosjet për shqiptarët e lidhur me organizatën mafioze italiane Të kërkuarit nga Shqipëria akuzohen se furnizonin me armë dhe drogë anëtarët e mafias

TIRANË- Dy prokurorë nga Napoli mbërrijnë në Tiranë me një numër të madh dosjesh në duar. Burime nga organi qendror i akuzës bëjnë me dije se vizita e prokurorëve italianë ka të bëjë me operacionin e pak ditëve më parë në Napoli, ku u arrestuan 199 persona të akuzuar si pjesëtarë të mafias "Kamorra". Burimet e rezervuara të gazetës "Shekulli" pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se për këtë çështje janë ngritur akuza edhe për shtetas shqiptarë, që dyshohet se kanë furnizuar me armë dhe drogë klanet e mafias "Kamorra", por edhe për persona që mendohet se kanë vepruar si vrasës me pagesë për llogari të kësaj organizate mafioze. Dosjet pritet të përkthehen dhe të shqyrtohen nga pala shqiptare, ndërsa më pas mësohet se do të ndërmerren arrestime, për llogari të hetimit që ka filluar në Napoli të Italisë, ku janë prangosur anëtarë të njërit prej klaneve më të fuqishme të "Kamorra-s".

Operacioni

Organizata mafioze "Kamorra" është goditur 5 ditë më parë nga një aksion i përbashkët i karabinierëve, Guardia di Financasdhe policisë italiane, të cilët kanë arrestuar rreth 199 persona, mes të cilëve edhe gruan e njërit prej kapove të kësaj organizate. Sipas gazetave të vendit fqinj, operacioni përgatitej prej vitit 2002 dhe kishte në shënjestër dy klane të fuqishme të mafias napoletane. Nga të dhënat e bëra publike mësohet se është shkatërruar klani "Mazarela" (Mazzarella), i quajtur kështu sipas mbiemrit të bosit që ishte arrestuar dy vite më parë në Paris. Hetimi i nisur rreth 4-vite më parë ka vijuar përgjatë gjithë kohës, ndërkohë që klanet e "Kamorrës" iu rikthyen terrorit duke shkaktuar thuajse çdo ditë të vrarë në Napoli.


Njerëzit e "Kamorrës" akuzohen për veprat penale të "krijimit të organizatave kriminale", për qëllim "trafikun e drogës dhe municioneve luftarake". Pjesa më e madhe e të arrestuarve, prej të cilëve 31-gra, të cilat shpesh kanë role kyçe në organizatë, e kanë kundërshtuar akuzën gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e çështjes. Operacioni që u vu në jetë në fillim të kësaj jave, u zhvillua gjatë dy ditëve dhe është cilësuar si një prej goditjeve më të mëdha ndaj organizatës. Ndërkohë, dy ditë pas operacionit, një prej anëtarëve të klaneve të goditura nga strukturat shtetërore italiane, është ekzekutuar. Krimi dyshohet të jetë vepër e grupeve të tjera, të cilat kërkojnë të marrin nën kontroll zonën e klanit "Mazarela", që sipas hetuesve shtrihet në qendrën e vjetër të Napolit në Itali.

Hetimi

Lidhja mes "Kamorras" dhe grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në Itali është denoncuar publikisht në vitin 2003, nga deputeti italian Lorenzo Diana, asokohe anëtar i grupit parlamentar kundër mafias dhe njëkohësisht një ndër njerëzit më aktivë në luftën kundër "Kamorrës". Sipas një deklaratë të Dianës të publikuar në të përditshmen "La Repubblica": "grupet mafioze shqiptare dhe nigeriane kanë bërë pakt me "Kamorrën", për shpërndarjen e drogës, trafikun e klandestinëve dhe shfrytëzimin e prostitucionit".
Diana fliste gjithashtu edhe për një hartë, ku tregohen edhe terrenet që Kamorra u kishte dhënë shqiptarëve ose nigerianëve. Sipas burimeve të rezervuara pranë prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se ditëve në vazhdim pritet zbardhja e dosjeve dhe lëshimi i urdhërarrestit për shtetasit shqiptarë që janë përfshirë në rrjetin e trafikut nga Shqipëria në Itali të drogës dhe armëve.

............................................................................

Aman o Zot c`bohet keshtu me keta shqiptare?///

Po kush fshihet mbrapa tyre?
















:


  Gjithsej 58 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.