Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Te drejtat e autorit tek fajtori.com (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=150)


Postuar nga djs datë 07 Janar 2003 - 08:08:

Te drejtat e autorit tek fajtori.com

Puna qe keni bere eshte per tu vleresuar, sidomos krijimi i databazes me muzike shqiptare dhe per kete personalisht falenderoj fajtorin dhe pjesen tjeter te stafit.
meqe eshte tema e te drejtave te autorit kam nje pyetje:
pse cdo kenge i eshte mbishtuar sigla e websites??

Ne Shqiperi mund te mos kete ligj te mirfillte persa i perket kopiraiteve, por modifikimi i krijimeve artistike, letrare etj nga nje person i dyte nuk eshte ne konform mesa di une me ligjet dhe standartet e pranuara ne shkalle nderkombetare persa i perket kopiraiteve, pa licensen perkatese. Qe ju keni license?
nuk e besoj!
Thjesht sepse nuk mund te keni kontaktuar cdo autor ose shtepi diskografike, qe disa jane prone e shtetit dhe ne mungese te ligjit nuk jane te autorizuar per nje license te tille.

E them kete sepse eshte shume e bezdisshme qe ne cdo kenge te degjosh reklamen e sites. Dhe nuk ka radio ne internet qe e ben nje gje te tille, te pakten per cdo kenge qe transmetohet ose ne mes te saj.

Dhe dicka tjeter, kjo paksa jashte teme.

Sikur te rrisnit nje cike broadcast rate aktualisht vetem 24kbs/sec, te pakten per ca kenge qe degjohen shpesh do te ishte edhe me mire.
keep up the good work!


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.