Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte të tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Ndizet flaka olimpike për Lojërat verore 2008 në Pekin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15608)


Postuar nga NoThInG datë 25 Mars 2008 - 01:33:

Ndizet flaka olimpike për Lojërat verore 2008 në Pekin

Në Athinë sot do të ndizet flaka olimpike për Lojërat verore në Kinë. Flaka do të ndizet pikërisht në vendin ku filluan lojërat e para në vitin 776 para erës sonë.

Pishtari tradicional, do të bëjë kështu rrugën më të gjatë në historinë e tij prej 137.000 kilometra.

Gjithashtu, pishtari me flakën e ndezur shoqërohet edhe nga masa të rrepta sigurie, për shkak të protestave të paralajmëruar nga tibetianët në mërgim. Qeveria kineze deklaroi ndërkohë se i ka parandaluar trazirat në Tibet.

Në të njëjtën kohë, ajo ka ashpërsuar kritikat kundër udhëheqësit shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lamës.

Presidenti i Komitetit ndërkombëtarë të lojërave olimpike, Jacques Rogge, deklaroi shkurt lidhur me konfliktin në Tibet, se "ky komitet nuk është organizatë politike dhe ka për detyrë që të organizojë Lojërat Olimpike".


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.