Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Amerikanët çmenden pas automjetin Smart fortwo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15622)


Postuar nga NoThInG datë 26 Mars 2008 - 21:37:

Amerikanët çmenden pas automjetin Smart fortwo

Përkundër averzionit që kanë amerikanët ndaj automjeteve të vogla, Smart fortwo, në atë pjesë të Atlantikut, gjatë muajve të parë në treg, është duke u shitur shumë më mirë sesa që dikush ka mundur të parashikonte.
Automjeti i vogël fortwo, siç edhe është pritur, është treguar më i popullarizuari në zonat urbane si Los Angeles e New York, mirëpo gjykuar nga statistikat e shitjes, hiç më pak i popullarizuar është edhe në vendet e brendshme të SHBA-ve.

Drejtori ekzekutiv i Smart-it, Roger Penske, përveç interesimit të blerësve është i kënaqur edhe me shpenzimet shtesë që ata bëjnë për të pajisur automjetet, që në mesatare shkojnë deri në 1.600 dollarë për automjet.




Në SHBA veçse janë shitur 35.000 njësi të Smart-it më të vogël, ndërsa duket se as 50.000 njësi të shitura deri në fund të vitit, nuk do të jetë ndonjë shifër për t’u habitur.

Pas disa vitesh jo aq të shkëlqyeshme për Smart-in, duket se më në fund po vijnë kohë më të mira për prodhuesin gjerman.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.