Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)


Postuar nga Fajtori datë 30 Qershor 2008 - 03:31:

Shteti dhe frika qe mbart

Me ka rastisur te kem te bej me policine dhe ne disa raste kam ndjere veten si pjese e shoqerise, pra jo si nje kriminel i mundshem qe polici mundohet te nxjerre ne pah. Kuptoj me kalimin e kohes se frika ndaj policit ka nje burim te thjeshte. Per shembull, policet ne Shqiperi na duken te frikshem, frenojme, sillemi me xhentilese dhe i bejme shoke. Konkluzioni im eshte se frika ndaj policise shpreh vetem diferencen mes asaj qe jemi dhe asaj qe duam te jemi. Per kete aresye te thjeshte krijojme ligje dhe dhune shteterore per te detyruar kulturen tone te jete ndryshe nga c'eshte. Dhe fundja e kuptojme se dhuna shteterore nuk lind nga Nano, Berisha apo Enveri, por nga vete neve qe ndertojme nje shtet te frikshem dhe te dhunshem per te detyruar veten te ndryshojme ne drejtimet qe na thote bota. Eshte e trishte, por e shikoj qe eshte keshtu.

Per shembull marrim rastin e nazizmit. Populli e ndoqi Hitlerin ne emer te nje ndryshimi te madh, per te arritur nje qenie superiore.

Mesa duket i njejti perberes themelon suksesin dhe humbjen e nje shteti. Dhe pikerisht per kete nje popull ka pergjegjesi maksimale kur i hyn rruges per "ndryshim" te gatuar nga ndonje politikan. Eshte si nje monedhe qe hidhet ne ajer dhe mund te dalesh fitues ose humbes, por eshte pergjegjesi e popullit te luaje bixhoz me te ardhmen, ne menyre te ngjashme me bixhozin qe luan natyra ne mutacionin e gjeneve. Nje politikan mund te prodhoje kancer, ose gjeni ne kulturen e ardhshme te nje populli.


  Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.