Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Humor Nga Politika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16265)


Postuar nga DARDAN datë 09 Gusht 2008 - 18:27:

Humor Nga Politika

Nga:Valter Xhomaqi




Ramiz Alise



S'mund ti jepja fund me kaq,

sepse ti na e ke bere paq.

Prandaj nisa te te pershkruaj,

di se je hordhi e huaj.



Qysh i ri ke qene pirat,

krimi te vjen per shtat.

Ishe tamam 15-te,

kur grive 3000 vete.



Ishin bije,ishin shqiptar,

po ku pyesje,ti zagar.

Nuk tu drodh asnje qerpik,

sepse serbet kishe mik.



Dhe u rrite ne gjakesi,

shqipen fute me koke ne hi.

Pas Enverit vegjetoje,

morre me teper sec doje.



More mall e more gjene,

more cka te tuat s'qene.

Madje e teprove shume,

kur me Nexhin fjete gjume.



Vrave,preve e shkretove,

s'u s'kuqe,s'u turperove.

Ishe Ramizi i shtepise,

zjarr i dhe Shqiperise.



Nuk pate kurre meshire,

per njerezine s'te erdhi mire.

Dhe ne vititn '88-te,

vare Havzine e shkrete.



S'doje disidente te gjalle,

doje Tos e doje Sale.

Doje Godo,Mete e Rame

qe sapunin per djathe t'hame.



Kishe deshire pa fre,

kete popull t'mbysje me nge.

Dalengadale u perpoqe,

karakteret i shkermoqe.



Nxive diten,na humbe shpresen,

me hajvanet e lidhe besen.

Kete vend do ta gremisni

kurre demokraci mos nisni.



Sala,Tosi e te tjere,

nisen ty te bejne ndere.

Bene c'deshe e s'u kursyen,

demokracine mprasht e kthyen.



Komunistet serish te pare,

ju prin ti Ali,sekretare.

Moren serish pa trazuar,

s'lane kockat per t'uruar.



Rrembyen,c'preken e c'pane,

llahtarisen gjithe dynjane.

Shkyen syte bota e shkrete,

qenkan denuar per jete.



Por nje dite more Ramiz,

do ta zbusim ate kurriz.

Bashke me ty dhe sherbetoret,

me s'do tundin kemboret.



Sepse cdo gje e ka nje fund,

prangat per ty do ti tund.

Ke bere keq,me shume mani,

nuk te lan as oqeani.



Mos kujto se do shpetosh,

te keqijat do pagosh.

Do pagosh sa me s'thuhet,

sepse e zeza lehte nuk shuhet.



Edhe ne boten tjeter,

do te presi nje gjykim patjeter.

Sepse ferri per ty eshte pak,

s'te mbulon asnje kapak.


Marre nga www.lajmishqip.com


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.