Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Legalize it!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16311)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 29 Gusht 2008 - 19:48:

Legalize it!?

Vjen koha e te vjelave te Cannabis Sativa dhe ne Shqiperi fillon te behet lajm Lazarati, fshati i njohur tashme si "Kolumbia Shqiptare"...!!!
Por nuk eshte vetem problemi ne Lazarat, ka shume e shume fshatra te tjere si ne jug ashtu edhe ne veri qe kultivojne kete bime!
Per cudi sapo mediat i japin ze ketij lajmi policia ben sikur pret disa rrenje...
... dokumentohen bile edhe aksionet e policise nga disa media... por me vone vihet re se ajo pjese e prere nga policia ka qene nje perqindje e pa-perfillshme me pjesen tjeter te mbetur!

Eshte me se e kuptueshme qe disa fshatare nuk mund te kundervihen e te bejne ligjin ne Shqiperi!!!
Jane njerez te cilet kane marre atribute drejtimi shteteror qe pilotojne keta fshatare te sklleveruar ne vitin 2008!!!
Fshataret qe tani jane kthyer ne punetore me meditje per interesa te shtetit nuk mbjellin me grure apo miser por "Cannabis Sativa" ...!
Nje biznes ky shume frytdhenes per pilotuesit!

Keta pushtetare qe jane kaq te zotet te kopjojne ligjet e vendeve te tjera sa here t'ju teket pse nuk hedhin nje sy per nga Hollanda dhe te shohin se si eshte bere menaxhimi ligjor i perdorimit te te ashtuquajturave "drogera te lehta"...!
Ne Amsterdam si dhe ne qytete te tjera sheh me bollek "Coffee Shop" ku konsumohet marijuane, nje terheqje shume e madhe turistike kjo...!

Nqs do te behej nje referendum per legalizimin ose jo te drogerave te lehta une do te isha totalisht PRO per shume e shume arsye...

Ju?!


  Gjithsej 69 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.