Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- S.C. Lewis --Mere Christianity (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16338)


Postuar nga lorie datë 06 Shtator 2008 - 04:31:

S.C. Lewis --Mere Christianity

Mekati I Madh
kapitulli (8)

Eshte nje pjese e moralit te krishterimit qe ndryshon me shume nga gjithe moralet dhe parimet e tjera. Eshte nje ves prej te cilit asnje njeri ne bote nuk eshte I lire;nje ves qe cdo njeri e urren kur e shikon te pranishem tek nje njeri tjeter;dhe te cilin zor se cdo njeri ,pervec te krishtereve, e mendon qe eshte fajtor per kete gje. Kam degjuar njerez te pranojne qe kane temperament te keq, qe nuk mund te frenohen persa I perket vajzave dhe pijes, edhe qe jane frikacake. Nuk mendoj qe kam degjuar ndonje njeri qe nuk eshte I kirshtere te akuzoje veten per kete ves. Dhe ne te njejten kohe ,shume rralle kam takuar njerez qe nuk jane te krishtere qe shprehin meshiren me te vogel kur e shohin kete ves tek te tjeret. Nuk ka ndonje ves me te madh se ky qe kthen nje njeri ne te padeshirueshem dhe asnje ves per te cilin ne jemi me te pavetedijshem. Dhe kur e kemi me shume tek ne, me shume e urrejme kur e shohim te pranishem tek te tjeret.
Vesi per te cilin po flas eshte krenaria ose zvetenim: dhe virtyti I kundert I tij ne moralin e krishtere quhet perulesi. Mund t’ju kujtohet ,kur po flisja per moralin seksual ,ju paralajmerova qe qendra e krishterimit moral nuk qendronte atje. Tani kemi arritur ne qender. Ne baze te mesueseve te krishtere, vesi me esencial ,dhe e keqja me e madhe eshte kryenecesia. Zhvirgjerimi, inati, lakmia,dehja, dhe te gjitha keto jane ‘te vogla’ ne krahasim :Ishte prej kryenecesise qe djalli u be djall : kryenecesia te con ne cdo ves tjeter: eshte mentalitet komplet kundra Zotit.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.