| Forumi Horizont | Gjithsej 128 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ajo ishte 47 vjece at'here... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17030)
Ajo ishte 47 vjece at'here...
Ishte viti 1991 - 92 ne mos gaboj. Akoma funksiononte cetrali i Komitetit Qendror te PPSH. Athere punoja ne nje gazete te sapo dale, ne kuadrin e demokracise. Ne perpjekje per t'u lidhur me nje funksionar te Bashkimeve Profesionale te at'hershme, per nje prononocim, hyra nepermjet centralit, se vetem ashtu mund te behej, ne mungese te celulareve! Ne kufje degjoj nje ze vecanerisht te embel e feminor, aq sa kujtova mos kisha ngateruar nr.
- Jo, jemi centrali, - me siguroi zeri aq i embel!
Nuk po zgjatem me pershkrimet e atyre qe ndodhen afro dy muaj e ca, gjer sa munda t'i marr nje takim. Hera e pare qe e shikoja. Natyrisht i habitur qe ai lloj vokali, mund te dilte nga laringu i nje gruaje afro 47 vjece, po te mbajtur shume, shume mire. Qe ne pamje te pare, te binte ne sy dliresia e saj. Krijova, aty per aty, bindjen se kisha te beja me nje grua te pa abuzuar. Takimi i pare ishte pa shume percapje nga une. Thjesht dhe vetem krijova klimen e qellimi tim ndaj saj, qe ajo e kontestoi me arsyetimin se une isha shume i ri per te, 25 vjec athere, dhe se nuk kishte nder mend "t'iu hynte aventurave ne pleqeri", sic u shpreh. Ato dy muaj bisedash te perditshme dhe te gjata ne telefon, ne ishim familjarizuar shume, edhe pse akoma te patakuar. Kembengulja ime vazhdoi. Edhe me cilesore, edhe me embel, gjer sa pas ca muajsh merr e jep me te, gjetem nje shtrat...
Edhe ketij pershkrimi po i shmangem, se nuk eshte vendi ketu per hollesi asisoji
. Gjer pak para aktit, nuk besoja pothuaj fare, qe une te isha mashkulli i dyte i jetes se nje gruaje 47 vjecare, nene e dy femijeve. Mirepo ajo, pa e ditur as vete, me dha nje prove, sipas meje, te pakontestueshme.
- Ohhhh, Filannnn!... - renkoi emrin e burrit te saj, ne castin sublim te kontaktit...
1. Mua me mjaftoi te bindesha qe isha vertet mashkulli i dyte i jetes se saj. Juve ju mjafton ky detaj si prove?
2. A besoni se ka nje moshe limit, tek e cila duhet krijuar bindja absolute, se nje grua ndan mendjen: nese mund te "reshqase", ose ta mbylle jeten vetem me babain zhvirgjerues, me te cilin ka edhe femijet e saj?
| Gjithsej 128 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.