Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- 13 Qershori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17110)
13 Qershori
Si perhere me 13 Qershor qe eshte festa e Shna Ndoit ne Laç mblidhen me mijra njerez. Aty gjendet edhe nje shpelle e fameshme e Shna Vlashit.
Historikisht qe ne kohet me te lashta ky vend quhet i shejte dhe ka shume njerez qe deshmojne mrekulli te ndodhura aty.
Ne kohen e komunizmit kur feja ishte e ndaluar aty shkonin shume njerez fshehurazi dhe faleshin e i luteshin Zotit. Kam pasur fatin te shkoj ne ate vend dhe as sot nuk di si ta pershkruaj sesi ndihesha ne ato çaste megjithese nje femije i klases se peste. Njerzit na rekomandonin te mos tregonim se ku po shkonim dhe te mos benim zhurme. Njerzit zinin cepe te ndryshme guresh dhe luteshin, disa qanin pa ze
Ne ate kohe Kishen e kishin prishur dhe aty gjendeshin vetem ca rrenoja.Kur po ktheheshim porosia ishte te mos i kallzonim askujna se ku kishim qene dhe perse.
Sot eshte ngritur nje kishe e bukur dhe madheshtore.
Neser edhe ketu ne Padova kremtohet kjo feste e madhe dhe vijne me mijra besimtare ne katedralen e SAN ANTONIO-s.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.