Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga Zeus10 datë 14 Shtator 2009 - 23:52:

Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra.

Gjuha, me magjine e saj, gjithmone ka sherbyer si burim debati, sidomos ne çeshtjen e prejardhjes se fjaleve. Megjithese nuk i eshte kushtuar vemendja e duhur prej linguistikes moderne, shqipja, tregon ne menyre te pakundershtueshme, se rrenjet e fjaleve te saj dhe sidomos kuptimi i tyre, eshte shfrytezuar prej natyres(ose njeriut) per krijimin e gjuheve ""te tjera"". Nje nga keto gjuhe ""te tjera"" eshte dhe e ashtequajtura Greqishte e Vjeter. Ne pamje te pare nje gjuhe me fjalor te ndryshem nga shqipja, ajo shfrytezon teresisht, koncepte, kuptime dhe fjale te shqipes gjate fjaleformimit te saj.
Le te shohim nje prej tyre dhe per kete ta fillojme me nje qenie natyrore.
Kafsha e quajtur kalë ne shqip, eshte perdorur pothuajse totalisht si mjet transporti, dhe menyra tradicionale ka qene hipja ne te, ose te kaluarit siper tij. Vete emri KAL buron prej foljes kaloj, qe shpreh veprimin e hipjes mbi te. Pra kaloj dhe hipi, jane fjale me te njejtin kuptim kur ato perdoren per te treguar menyren e kercimit mbi te. Kjo e fundit, pra fjala HIPI, eshte ajo qe eshte perdorur dhe prej ""grekeve"" te lashte, per te cilesuar kalin:
ἵππος---> qe lexohet hip-os--(Classical): IPA: [hÃ_ppos] hÃ_ppos
ku natyrisht prapashtesa os(osht) nuk ndikon ne kuptimin e fjales te cilin ja jep rrenja hip.
Pra per ""grekun"" e vjeter, kali eshte ai qe i HIPEN siper per ta perdorur per transport, keshtu eshte dhe per shqiptarin sot, kafsha qe ja KALON siper dhe me mire se asnje kafshe tjeter, te sherben per te udhetuar me shpejtesi.
Ky eshte vetem nje shembull nga dhjetera shembuj te tjere qe mund te sjellim, qe tregojne se ata qe ne i quajme ""greke"" te vjeter, nuk jane aspak te tille, ata kane folur nje gjuhe te perafert me gjuhen tone, dhe kane perdorur shprehje qe megjithese mund te jene zhdukur prej fjalorit tone, ato bartin ne rrenjet e tyre, fjalë te gjuhes qe ne flasim sot, gje qe tregon se sa shume evolon gjuha, per te ardhur ne formen qe e flasim sot.


  Gjithsej 82 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.