Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Paralizohet tregu imobiliar në vend. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17392)


Postuar nga AngelDevil datë 01 Nëntor 2009 - 15:15:

Paralizohet tregu imobiliar në vend.

Blerësit më të mëdhenj të trojeve në Shqipëri mbeten arabët, rusët, por dhe vendet nordike. Me çmimet që ofron tregu, vendi ynë është në top listën e shteteve më tërheqëse dhe të leverdishme në Ballkan dhe Europë.

Agjencitë imobiliare në Shqipëri aktualisht ndodhen në një paralizë totale dhe së bashku me firmat ndërtuese mbajnë veshët nga lajmet që u vijnë prej falimentimeve të multinacionaleve nëpër botë.

Por Shqipëria ka ende disa avantazhe, meqë çmimet janë të ulëta dhe nuk kanë pësuar rritje gjate vitit, por as renie si kohë krizë. Gjithsesi, kjo ka ndihmuar deri diku, meqë për këtë vit, shifrat e dhëna nga shoqata e ndërtuesve shqiptar ne muajin (tetor) nuk ishin dhe aq shpresëdhenese. Rreth 800 ndërtues që nga fillimi i këtij viti e deri tani nuk kanë bërë asnjë shitje dhe janë rreth 4000 apartamente të pashitura ende.

‘Vetëm unë njoh të paktën 5 agjenci imobiliare që kanë mbyllur dyert deri tani’, - thotë drejtuesi i agjencisë Irea Real Estate, në Vlorë, Florat Brahimaj. ‘E dija se kriza do të na prekte dhe ne, por besoj se, ajo qe po kalon Shqipëria, është me tepër krizë e importuar, jo reale ’ pohon ai.

Aktualisht qeveria shqiptare po i bën thirrje të huajve dhe shqiptareve të blenë shtëpi e të investojnë në Shqipëri, por problemi i ligjit me pronat vazhdon të jetë një prej pengesave kryesore aktualisht.

Emigrantët janë klientët e preferuar, aq sa, bankat, kanë ideuar një sërë iniciativash për krijimin e kredive të reja, por kohët e fundit numri i kreditoreve të klasifikuar ‘të këqinj’, ka ardhur në rritje dhe kjo i ka prerë disi hovin.

Si pasojë e krizës, për firmat ndërtuese po bëhet gjithnjë e më e vështirë të likuidojnë bankat, ashtu dhe si për klientët e vegjël humbja e vendit të punës, apo falimentimi i një biznesi, në shumë raste e bën të pamundur kthimin parave.

Fqinjët tanë i kanë ulur mjaft çmimet e shtëpive dhe te tokave, por, vendi ynë mbetet më i preferuar për blerje, sidomos zona bregdetare e jugut, si Sarandë, Vlorë, apo Velipojë, Shëngjin etj.

Blerës të fuqishëm janë arabët, që kërkojnë gjithnjë me tepër shtëpi në bregdet me sipërfaqe të mëdha dhe rusët që tani kanë filluar t'i hedhin sytë nga riviera; më pas vijnë gjermanët që preferojnë veriun, tiranën, velipojën dhe shëngjinin. Anglezët dhe vendet nordike janë më tepër të prirur të blejnë apartamente dhe më pak troje. Blerës diskret mbeten politikanët. Këta të fundit kanë tendencë t’i blejnë shtëpitë me emra jo të tyre, por të familjarëve të vet.

Çmimet mesatare të shtëpive në bregdet shkojnë nga 700-1400 € për zonat e bregdetit, në Tiranë në 3000 €; ndërsa në Durrës është mesatarisht 1000 € për metër katror.

Aktualisht ndërtuesit janë në pritje të fillimit të rimëkëmbjes ekonomike, por sytë për momentin i kanë drejtuar nga shqiptarët që punojnë e jetojnë nëpër vende të huaja, mundësisht ato që kanë dalë nga recensoni, por që nuk lihen jashtë fokusit dhe kosovarët e për të ciëet Shqipëria po bëhet vetëm dy hapa larg shtepisë.



Hermesnews.org


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.