| Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- “Tuneli”, Rama: Hetim Berishes, Bashes e Olldashit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17427)
“Tuneli”, Rama: Hetim Berishes, Bashes e Olldashit
Opozita leshon akuza te forta ndaj kryeministrit dhe qeverise lidhur me shembjen e tunelit te Thirres ne Kalimash, pjese e nje prej veprave me te kushtueshme per shqiptaret, asaj te rruges Durres-Kukes.
Kryetari i Partise Socialiste tha se qeveria ka bllokuar informacionin dhe nuk lejon as mediat te futen ne pjesen e bllokuar, ndersa kujtoi se kryeministri Berisha e ka inaguruar dy here tunelin Rreshen-Kalimash ne prag te zgjedhjeve duke e perdorur politikisht.
“Qeveria heshti, Ministria e Punes Publike heshti, ashtu sikurse heshti edhe kryeministri, njeriu qe duhet te thirret i pari ne Prokurori per nxitimin e papegjegjshem te punimeve per inaugurime elektorale abuzive”, u shpreh Rama.
Kryetari socialist thote se korrupsioni ne kete veper publike te ndertuar me taksat e shqiptareve, ka arritur permasa skandaloze dhe shenon rastin me te rende ne historine e 20 viteve te fundit
“Shqiperise po i dalin ne siperfaqe kapjet me monstruoze te shtetit ne keto 20 vjet. I kerkojme prokurorise te hetoje ceshtjen e Kalimashit, si dhe heqjen e imunitetit te ministrit te vjeter te familjes dhe aktualit qe veproi ne gjurmet e parardhesit”, u shpreh Rama.
PS ka ngritur tonet ndaj qeverise serish per rrugen Durres-Kukes, duke i shtuar akuzes se saj themelore per abuzime me fondet publike, ne kete veper edhe ate te papergjegjshmerise dhe cilesise se punimeve.
TCH
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.