Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret
ITALI
Gjykata e Katanzaros, ka dënuar dje me burg 12 shtetas mes tyre dhe shqiptarë, italianë dhe moldave. Mes shqiptarëve të dënuar, janë Alberto Mesiti, 29 vjec e Elvis Metvelaj, 25 vjec me nga 8 vjet e 4 muaj burg dhe Rodon Rexhepi, 28 vjec i dënuar me 8 vjet burg- shkruajne mediat italiane.
Hetimet e drejtuar nga Guardia di Financa për operacionin “Shkodër” nisën në 2005 dhe përfunduan në tetor të 2008. Gjatë operacioneve të policisë u sekuestruan gati 500 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë. Sipas medias italiane në këtë trafik merrnin pjesë elemente të kriminalitetit shqiptar, rumun si dhe kalabrez të cilët kontrollin fluksin e lëndëve narkotike. Ata siguronin që asnjë ngarkesë droge e ardhur nga lindja të hynte në tregun kalabrez pa kaluar më parë në Altomonte, në qytezën vogël ku banda kishte krijuar një qendër të vërtetë të mbledhjes dhe përpunimit të drogës që vinte nga Shqipëria.
Gjithsej 328 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.