Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Letërsi nga Shqipëria e Kosova në Festivalin e Berlinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18036)


Postuar nga lule datë 30 Tetor 2010 - 19:02:

Letërsi nga Shqipëria e Kosova në Festivalin e Berlinit

Berlin

Në edicionin e dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë në Berlin nuk mungojnë as autorët shqiptarë. Një mbrëmje letrare i kushtohet Anilda Ibrahimit. 38-vjeçarja nga Vlora do të lexojë më 24 shtator nga romani i saj më i fundit botuar fillimisht në italisht në vitin 2008 'Rosso come una sposa' (E kuqe si një nuse). Libri pritet të botohet në gjermanisht në mars të vitit të ardhshëm dhe rrëfen historinë e një familjeje nga Labëria përgjatë tri brezave. Të ftuar janë edhe Mimoza Ahmeti e Ali Podrimja, të cilët do të recitojnë vargjet e tyre në Natën e Poetëve (20 shtator). Ndërsa shkrimtari nga Kosova, Beqë Cufaj, në kuadër të rubrikës "Reflections" do të diskutojë sot me dy kolegët e tij nga Kroacia e Serbia, Dubravka Ugresiç dhe Borka Paviçeviç, për të ardhmen kulturore të ish-Jugosllavisë . Bildunterschrift: Montazh i autorëve shqiptarë të ftuar në Berlin. Gjithsej 200 autorë prezantohen në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Berlin e ata vijnë nga e gjithë bota, raporton Gazeta Shqiptare. Fjalën hapëse më 15 shtator e mbajti Juan Goytisolo. Shkrimtari dhe gazetari spanjoll e ka trajtuar gjerë e gjatë periudhën e tranzicionit të vendeve ish-komuniste, sidomos në romanin "Saga e familjes Marks". Në intervistën imagjinare me Karl Marksin, ai mundohet ta konfrontojë atë me pasojat e komunizmit në Evropë, pasi Marksi me të shoqen shikojnë në televizor pamjet e anijeve me refugjatët shqiptarë në fillim të viteve '90-të. Por këtë radhë, Goytisolo ia kushtoi fjalën hapëse një transformimi tjetër, atij të Berlinit.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.