Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Si projektohen grupet e margjinalizuara ne mediat shqiptare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18141)


Postuar nga RIP Gibbs datë 05 Dhjetor 2010 - 17:14:

Si projektohen grupet e margjinalizuara ne mediat shqiptare?

Është e vështirë të gjesh diçka si një artikull të shkruar mirë apo që trajton në mënyrë objektive problematikat e grupeve të margjinalizuara në mediat shqiptare. Në një hark kohor shumë të shkurtër 1 prill – 18 prill jam munduar të monitorojë si shtypin e shkruar ashtu edhe televizionin. Mund të them se politikat e mediave shqiptare lidhur me përfaqësimin e problematiakve të grupeve të margjinalizuara janë krejtësisht indiferente ose thuajse nuk ekzistojnë si të tilla. Natyrisht që mediat shqiptare gjithnjë kërkojnë një shkëndijë apo një ngjarje sado të vogël për të përshkallëzuar një problematikë në një masë të konsiderueshme .
Lidhur me grupet e margjinalizuara në periudhën kohore që zgjodha jo rastësisht gjeta një shkrim në gazetën “Shqip”, të datës 13 prill të titulluar “Kuvendi i Ambasadorëve”. Ky shkrim është shkruar nga Artan Lame dhe si shkëndijë ka një ngjarje të javës së parë të prillit ku ambasadorë të tre vendeve të zhvilluara mblodhën një “kuvend” për të mbështetur një homoseksual, i cili garon në një reality show. Nuk dua t’i hyj në detaje ngjarjes në fjalë sepse nuk është e rëndësishmë dhe nuk ka ndonjë vlerë në punimin tim, por thjesht dua të rikujtojë se në Lezhë u zhvillua një protestë “antigay” lidhur me rastin në fjalë.
Menjëherë pas kësaj më datë 7 prill dhe 14 prill në dy puntata të një talk show që zhvillohet në televizionin “Vizion Plus” i ësstë kushtuar nga 30 minuta debatit për grupet e margjinalizuara në Shqipëri. Pra u desh thjesht një rast krejtësisht i izoluar dhe shumë i dyshimtë që shoqatat që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara të fillojnë të “ekzistojnë” apo t’u dëgjohet emri për t’u harruar më vonë.
Në puntatën e parë të këtij talk show merrnin pjesë përfaqësues të grupeve të margjinalizuara të cilët patën një mundësi të mirë dhe hapësirë të favorshme kohore për të nisur një debat cilësor dhe për të bërë të ditur strategjitë e tyre për të luftuar gjithfarë diskriminimi apo paragjykimi ndaj tyre. E vërteta është krejt ndryshe. Cilësia e debatit la shumë për të kuptuar se në televizion po bëhej një teatër ku nuk kërkonte të kapte macen.
Përfaqësuesit e këtyre grupeve gjatë gjithë kohës citonin gjithfarë konventash të miratuara nga çdo cep i botës lidhur me të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve, panseksualëve etj. Drejtuesi i emisionit kishte paqartësi lidhur me përcaktimin e grupimeve të tilla, por kjo besoj se nuk e cënoi aspak debatin në krahasim me fyerjet dhe imponimet që përfaqësuesit e grupimeve u drejtonin “kundërshtarëve” të tyre.
Ajo që do të bie më shumë në sy është mungesa e një strategjie konkrete lidhur me informimin mbi këto shtresa apo grupime shoqërore. Nuk mjaftojnë citimet e konventave lidhur me të drejtat e njeriut, duhen fushata të tëra sensibilizimi, pasi shumica e shqiptarëve mendojnë se homoseksualët apo çdo grupim tjetër me prirje seksuale janë njerëz të sëmurë me deviancë. Por edhe kjo duhet analizuar me imtësi.
Pse vallë shqiptarët ose më mirë të themi pjesa e shqiptarëve mendojnë kështu? Kjo pyetje duket se gjen një përgjigje të rremë, fiktive në mentalitetin e vjetër të popullit tonë me ndikim orienatl. Por mendoj se kjo është pjesërisht e gabuar. Një përgjigje për tu marr në konsideratë do të ishte se grupime në Shqipëri nuk kanë arritur atë numër të konsiderueshëm sa të tërheqin vëmendjen e pjesës tjetër që përbëjnë shumicën. Nëse ajo ditë do të vijë atëherë shqiptarët do të kuptojnë se edhe ata janë njerëz të shëndetshëm pa asnjë lloj deviance.
Shkrimi i Artan Lames trajton këtë problematikë se aktualisht në Shqipëri nuk është bërë shqetësuese aspak diskriminimi i grupeve të margjinalizuara pasi ato akoma nuk janë konsoliduar si duhet. Kemi pak raste dhe ato janë të izoluara e sporadike.
Nga vrojtimet e bëra nuk vura re asnjë përpjekje apo shenjë për t’u afruar rreth politikave të zhvillimit apo sensibilizimit të popullsisë përveç se imponim të diçkaje që mungon informacioni dhe përshkallëzim të dy - tri ngjarjeve qesharake të cilat nuk meritojnë as edhe një rresht në gazetën më pak të shitur ne vend. Hapësira të tilla mediatike duhet të mbushet me me problematika shqetësuese dhe me interes publik dhe jo me pseudoproblematika që ngjallin zemërim dhe sjellin braktisje të mediave nga ana e publikut.


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.