Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)
Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë
Wikileaks, nisin të shfaqen kabllograme me statusin “sekret” për Shqipërinë
* * *
Ambasada USA: Kur e përdor ish-sekretari Berisha kartën e antikomunizmit
Në prag të zgjedhjeve 2009 Berisha i është rikthyer temës së komunizmit dhe ligjit të lustracionit. Kjo gjë i ka bërë përshtypje edhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila i raporton Uashingtonit një material me titullin “Duke ringjallur gogolin komunist”. Ambasada e Tiranës analizon se fushata kundër komunizmit po përdoret nga Berisha për të zëvendësuar fushatën kundër korrupsionit, e cila ka
dështuar. “Në një kohë kur dy anëtarë të qeverisë së tij janë nën hetim për korrupsion dhe qyteti është plotë me fjalë për pazaret e dy fëmijëve të tij, antikorrupsioni ka humbur shumë nga shkëlqimi që ka pasur”,- komenton ambasada. Sipas saj, Berisha manipulon dhe përdor politikisht të përndjekurit. Më poshtë teksti i plotë i kabllogramit të publikuar në Wikileaks:
Titulli: Duke ringjallur gogolin komunist
Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 09.01.2009
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
“Kryeministri Berisha njoftoi në 7 janar një projektligj për ngritjen e një instituti antikomunist, i cili do të studiojë krimet e komunizmit dhe do të edukojë brezat e rinj mbi të këqijat e atij sistemi. Ai gjithashtu njoftoi ngritjen e një obelisku masiv në nder të viktimave të komunizmit, si dhe hapjen e një muzeu për të dokumentuar krimet e asaj periudhe. Javën e kaluar qeveria vendosi të japë një shumë prej 20 milionë dollarësh për ish të përndjekurit politikë si kompensim për periudhën që ata kanë kaluar në burg gjatë regjimit komunist. Këto masa vijnë pas miratimit të ligjit të diskutueshëm të lustracionit.
Fushata e fundit antikomuniste po zë dalë nga pozitat e tij në pushtet. Kjo është hera e dytë në vitet e fundit në Shqipëri që zoti Berisha po i bën ndjenjat antikomuniste si pjesë e fushatës së tij parazgjedhore. Në vitin 1995, rreth pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Berisha miratoi ligjin e parë të lustracionit dhe sajoi ato që ai i quajti gjyqet për gjenocidin, me të cilat dënoi një numër ish anëtarët të byrosë komuniste dhe zyrtarë të tjerë të regjimit me vdekje ose burgime të gjata.
Këto gjyqe të padrejta (anglisht: kangaroo trials sh.r) ishin inskenuar keq dhe nuk sollën ndonjë provë konkrete kundër atyre që akuzoheshin. Ato kishin mangësi në punën hetimore. Gjykata e lartë rrëzoi pjesën më të madhe të këtyre vendimeve dhe të dënuarit u
kompensuan për kohën e kaluar në burg. Ajo që perceptohet gjerësisht vetëm si një manovër politike, manipuloi me sukses shtresën politike të të përndjekurve dhe i dha Berishës një vegël për të eliminuar një numër kundërshtarësh politikë.
Në shtesë të kësaj, propaganda e qeverisë, e mbështetur edhe nga mungesa e shtypit të lirë, e ka vendosur Partinë Socialiste, si trashëgimtarin të bazës komuniste, në një pozicion të dobët. Sipas komentuesve, ka tre arsye përse kryeministri po i rikthehet antikomunizmin për herë të dytë në 18 vjet. Prezantimi i një fushate të tillë ndihmon kryeministrin të arrijë qëllimin e vërtetë të ligjit për lustracionin, eliminimin e prokurorëve dhe gjykatësve që po hetojnë skandalet e korrupsionit. Propaganda antikomuniste do të ndihmojë Berishën të mbushë vakuumin e krijuar nga diskreditimi i strategjisë antikorrupsion.
Në një kohë kur dy anëtarë të qeverisë së tij janë nën hetim për korrupsion dhe qyteti është plotë me fjalë për pazaret e dy fëmijëve të tij, antikorrupsioni ka humbur shumë nga shkëlqimi që ka pasur. Kjo iniciativë do të ndihmojë Berishën të forcojë mbështetjen e tij mes shtresës politike të të përndjekurve, të cilët kanë qenë gjithmonë një bazë e fortë për të. Nga ana tjetër, me këtë gjë Berisha do të marë disa vota nga rivali i tij potencial, Presidenti Topi, i cili i konsideron ish viktimat e komunizmit mes mbështetësve të tij.
Gjithsej 64 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.