Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqiptaret dhe edukata qytetare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18448)


Postuar nga arturm datë 16 Shtator 2011 - 21:09:

Shqiptaret dhe edukata qytetare.

Isha ca dite me pushime ne Shqiperi. Nuk e kisha bere ndonjehere rrugen e bregdetit nga Vlora ne Ksamil, dhe se bashku me familjen e nje mikut tim bera nje xhiro andej nga bregdeti.
Natyra shume e bukur, vende te mrekullueshme, det i paster, por ................ plehera gjithandej.
Ne nje moment te caktuar miku im, ishim ne buze te detit, hodhi nje kanace red bulli ne nje tog me plehera.
"Po pse e hodhe aty i thashe"
"une nuk e hodha direkt pertoke" - me tha - "por duke qene se ketu nuk ka kosh pleherash, e hodha tek ky grumbulli"
Hodha syte qark dhe vertet nuk dallova asnje kosh pleherash (ishim ne plazhin e Borshit).
"po mire" - i thashe - "ti kur vjen ne Itali nuk e ben kete gje por do i fusnim ne nje qese, dhe ti hedhim rruges me makine ne ndonje bidon"
Miku im, duke e ndjere veten fajtor ne nje fare menyre, me tha - "po ne fund te fundit SI ESHTE VENDI BEHET KUVENDI"

Le ta leme rastin konkret, por duke pare sjelljen e njerezve ne Shqiperi me lindi normale pyetja:

Pse te njejtet njerez sillen ndryshe ne Shqiperi dhe ndryshe jashte saj, qofte per trafikun, per pleherat, per diskutimet ne shoqeri apo cfaredo tjeter.

Ju do thoni "eshte ambjenti qe i ben ta respektojne jashte shqiperise" dhe ndoshta eshte keshtu, por duke qene se nga lart (qeverite) nuk mund dhe do behet gje ne kete drejtim si mund te perpiresohet edukata qytetare e shqiptareve ne shqiperi?

Si mund ti pergjigjemi frazes "si eshte vendi behet kuvendi"?


P.s. Kazanin e pare te pleherave nuk e gjetem siper ne Borsh fshat por ne Himare.


  Gjithsej 36 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.