Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Transmetues Pirat FM me Raspberry Pi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18784)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 12 Mars 2015 - 02:28:

Transmetues Pirat FM me Raspberry Pi

Sic duhet ta keni degjuar tashme, Raspberry Pi eshte nje nga mikro-kompjuterat me te famshem ne treg. Ne madhesine e nje karte krediti, ne trashesine e nje pakete cigaresh, me nje konsum prej ~2W, eshte i persosur per projekte te ndryshme elektronike dhe informatike. Nje prej tyre eshte dhe transmetuesi FM. Kujdes, transmetuesi eshte shperndares valesh, jo marres. Ky proces ne shume vende te botes rregullohet me ligj dhe nese transmeton ne menyre te jashteligjshme, mund te denohesh edhe me burg. Ne Amerike perben perjashtim transmetimi ne distanca shume te shkurtra si psh brenda nje apartamenti. Pajisjet qe bien me se shumti ne kete kategori jane MP3 player-at qe vihen te foleja e ndezesit te cigares ne makine dhe transmetojne kenget ne frekuencen e deshiruar. Problemi me to eshte qe jane te pa-modifikueshme ndersa Raspberry Pi te jep mundesine ta "manipulosh" ne cdo forme dhe i vetmi limit per te kaluar "vijen e kuqe" eshte gjatesia e antenes. Me nje antene 20cm ne ballkonin tuaj ju mund te "pushtoni" frekuencen e cilitdo kanal radio nga 87.5 MHz deri ne 108 MHz ne nje rreze deri ne 50m. Nese lidhni nje antene disa metra te larte (dhe me perforcuesin perkates) do mund te degjoheshit deri ne... OK, cuna/goca, zere se nuk e thash Per me teper, Pi te jep mundesine te transmetosh nga 1 MHz deri ne 250 MHz por keto do ishin te padegjueshme nga pajisjet komerciale POOOR kjo eshte dicka me shume zarar pasi disa prej ketyre frekuencave jo-komerciale jane te rezervuara per policine/ushtrine/sherbimet sekrete etj etj etj...

Nga ana tjeter eshte qesharake pasi Pi nuk mund te funksionoje si marres FM. Kjo sepse Pi nuk eshte ndertuar me qellimin per tu perdorur si transmetues FM por nje nga mikrochip-et e tij qe gjeneron sinjale kundra interferences mund te "manipulohet" per te shperndare sinjale ne fashen/banden FM nepermjet kontakteve GPIO.

OK, let's walk the talk... Cfare ju duhet per kete projekt:

1. Raspberry Pi (une kam modelin B)
2. Karte memorje me sistemin operativ Raspbian
3. Nje cope tel

Hapat qe ndiqen me pas jane si me posht:

1. Boot ne Raspbian.
2. Hap Terminal/Shell (Command Line)
3. wget www.icrobotics.co.uk/wiki/images/c/c3/Pifm.tar.gz (Shkarkohet programi ne Pi)
4. ls (kjo komande liston skedaret ne dosjen ku jeni aktualisht. Kete bejeni per te konfirmuar qe e keni shkarkuar paketen Pifm.tar.gz)
5. tar -xvf Pifm.tar.gz (Shpaketoni paketen)
6. Kaq. Tashme gjithcka eshte gati.

Komanda per te ekzekutuar programin si dhe per ti thene qe te luaje nje skedar audio per testim eshte: sudo ./pifm sound.wav 100

sudo per ta ekzekutuar si root (admin), ./pifm eshte emri i programit, sound.wav eshte skedari qe do te luhet dhe 100 eshte frekuenca ku do te transmetohet. Mund ta beni prove duke hapur radion ne frekuencen 100 dhe me pas te ekzekutoni scriptin. sound.wav eshte aktualisht nje copez nga kolona zanore e Star Wars. Une kujtoja se radio po luante vertet muzike klasike dhe po prisja qe Pi te luante ndonje gje te stilit 1-2-3 Prova Teknike Mu deshen disa minuta te kuptoja qe ai ishte transmetimi im

Pi luan .wav pasi ai eshte formati qe pranon scripti. Nese doni te luani MP3, do duhet te shkarkoni nje decodere (ffmpg) qe ta beje ne kohe reale dekodimin. Per me teper klikoni linkun ketu.

Faleminderit per vemendjen


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.