Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teknologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=269)
-- Eptagoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18804)


Postuar nga Piktor datë 30 Korrik 2016 - 01:49:

Eptagoni.

Numri 7 eshte perfekt. Nuk eshte se jam supersticioz. Edhe krushqit perfekt ishin 7 e sillnin nusen ne shtepi. Megjithese me pas i benin edhe 9 dhe me vone edhe 11 gjithsesi shkonin numer tek per tu kthyer numer çift. Shtata eshte e lidhur edhe me mrekullite e botes, shtate shpirta thojne ka macja! Shtate jane ngjyrat e ylberit, shtate jane edhe notat muzikore! Ka dhe shume te tjera qe lidhen me shtaten. Shtate xhuxhat, shtate ditet e javes. Shtataniket apo ata qe lindin ne muajin e shtate dhe kur ndonje trembet shume i shkon shtate. Ne gjithe morine e ketyre shtatave une duhej te bindja veten perse nuk kemi eptagonin (shtatekendeshin). Askush qe nga lashtesia nuk kishte shkruar asgje mbi shtate kendeshin. Edhe po te dizenjosh nje 7 kendesh ai nuk eshte kurre i rregullt, perfekt. Gjeometria ose shkenca egzakte nuk me ndihmoi aspak.Matematikisht duhej te pranoja ca numra me presje dhjetore. Pune e madhe thashe ja te hedh nje sy tek Wikipedia dhe do me ndihmoje. Ne fakt me largoi ca rete por aty ishte shkruar pak a shume mos u lodh kot me gjeometrine. Edhe çelsat mekanike jane trekendesh, kater kendesh, pesekendesh, ekzagonal (gjashtekendesh) oktogoni. Ne fund u dorezova. Partizanet mbanin yllin 5 cepesh, hebrejte 6 kendeshin e keshtu me rradhe. Nuk mbaj mend te ma kishte shpjeguar mesuesja e matematikes ne fillore apo 8 vjeçare. Jo me ne te mesmen.
Thjesht 7 kendeshi perfekt nuk egziston? Perderisa matematika nuk eshte opinoin dhe sipas saj egziston, kuptova dhe ndieva se thjeshte nuk egziston sepse nuk ka egzistuar kurre. Shtaten e mrekullive, ngjyrave, shpirtrave, notave muzikore, te padurushmeve çudi!
Sot per konvencione (rene dakort ose dakordesi) themi rrethi ka 360°. 360-ta nuk plotpjestohet me 7. Pjestohet me 1,2,3,4,5,6,? 8 9 e 10 pastaj ka probleme me 11, 13, 14, 16 e keshtu me rradhe.
Ne fund e gjeta pse 7 eshte numer perket. E thjeshte, eureka, sepse tashme kemi edhe 7 tjeter. 7 ligjet e reja qe do miratoje parlamenti.


Ps: duke pare se shkrimet e mia frymezojne njerez neper gazeta po them se per here te pare u shkrua dhe botua per here te pare direkt tek Forumi Horizont sot ne muajin e shtate dy dite pa hyre gushti 7 dite pas miratimit te reformes, ne vitin e 3-te te Rames kryeminister.


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.