Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Te kujtojme njeri tjetrin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18826)
Te kujtojme njeri tjetrin...
Pershendetje te gjithe Antareve te families se madhe Forumit Horizont!
- Jane bere 14 vjet qe jam regjistruar ketu.
Si ikin vitet.!!!
Pa u ndjere, do te thonim, edhe pse ne keto vite kemi pasur ndodhi ne jete, perjetime te mira e per ndonjerin nga ne edhe pak te mira.
Kemi kaluar ketu Momente te kendshme, diskutime te zjarrta, grindje e perqafime. Shpesh ndjenim sikur ishim nje Familie. Dhe, ne te vertete, ashtu ishim dhe kjo fale mundesise qe na dha Fajtori nepermjet ketij Forumi.
U bashkuan shqiptaret kudo qe ishin-ku jetonin. Per ate kohe ishte Internet Evolution. Tashme, platformat e komunikimit jane te panumerta dhe cilido ka gjetur vetveten diku, ne njeren nga keto. Ose dhe jo.
Sic u shpreha me lart, ne te gjithe keto vite "njohje", secili ka pasur ne jeten e vet rrjedhen e jetes se tije.
Do te ishte kenaqesi qe, te mesonim dicka rreth njeri tjetrit per hecurine e tije ne keto vite.
Sigurisht, per aq sa dashiron te tregoje.
Mendoj qe eshte nje kuriozitet qe do ta kishte cdo Antar per njeri tjetrin.
--->Po filloj une:
Nga 2007 qe jam regjistruar ketu dhe aq sa keni mundur te dini rreth meje, pervec se jam 14 vjet me i madh , shume ndryshime-te reja nuk kam pas.
Vazhdoj te punoj si shofer Autobusi ne linjat e qytetit-Frankfurt. Po, tani jam i punesuar ne Shtet-Bashki dhe jo ne Firma private.
Kam pasur njeren apo tjetren njohje-lidhje te cilat nuk ka funksionuar dhe per momentin jam Single
Per mbi 11 vjet, nuk pata shkuar ne Shqiperi dhe parvjet (2019) shkova ne fund te vitit me rastin e Festave
Kurse tani qysh prej nje viti, kemi pretekstin e mbylljes nga Corana
Keshtu. Jeta vazhdon me ritmet e saje.
Uroj qe ne kete Teme, sa me shume Antare, te tregojne dicka rreth vetes.
Ju uroj shendet dhe gezime!
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.