Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rilindja (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=394)
-- festa e gjuhes shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2156)
festa e gjuhes shqipe
Zyrtarizohet festa e gjuhes shqipe
Perkujtimi zyrtar i Kongresit te Manastirit do te zhvillohet me 14 nentor, njoftoi sot zyra e shtypit e zevendeskryeministrit, Musa Xhaferi, i cili eshte edhe kryetar i keshillit organizator per perkujtimin e kesaj date. Kjo eshte hera e pare qe shenohet zyrtarisht ne Maqedoni pervjetori i mbajtjes se kongresit te gjuhes shqipe, qe u zhvillua ne nentor te vitit 1908 ne qytetin e Manastirit, atehere nen sundimin e Perandorise Otomane, tani ne Maqedonine jugperendimore. Anetare te keshillit organizator jane edhe ministri i
Arsimit, Azis Pollozhani, ministri i Kultures, Bllagoja Stefanovski, shkrimtaret Meto Jovanovski dhe Ali Aliu, akademik Luan Starova dhe profesori i historise Reshat Nexhipi. Kongresi i Manastirit u organizua nga klubi shqiptar "Bashkimi" i ketij qyteti nga 14-22 nentor 1908 dhe ishte kurorezim i perpjekjeve te rilindasve shqiptare per afirmimin e gjuhes shqipe, ndersa Perandoria Otomane po shperbehej. Kongresi u drejtuar nga Mit'hat Frasheri. Komisioni i krijimit te alfabetit, apo abecese, i drejtuar nga At Gjergj Fishta diskutoi tre variante alfabetesh te paraqitura nga klube te ndryshme - alfabeti i Stambollit, ai i shoqates "Bashkimi", dhe ai i shoqates "Agimi". Ne fund, u arrit ne konkluzionin kompromis qe per mesimin e shqipes te perdoreshin njekohesisht nje alfabet i ri me 25 shkronja latine, plus bashkime shkronjash, qe perfaqesojne tingujt e shqipes - i ngjashem me alfabetin qe perdoret edhe sot - si dhe alfabeti i ashtuquajtur i Stambollit, qe mbeshtetej nga personalitete shqiptare me aktivitet ne kryeqytetin e Perandorise Otomane, ku e kane zanafillen edhe botimet e para ne gjuhen shqipe.
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.