Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)


Postuar nga qershor13 datë 22 Shtator 2003 - 12:39:

KS. Shkumbini

Shkumbini, dëmtohet portieri Kotorri
Në një nga seancat stërvitore të Shkumbinit është dëmtuar në bërryl portieri elbasanas Elvis Kotorri. Sipas mjekëve, riaftësimi i tij do të zgjatë disa javë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë futbollisti i dëmtuar. Portieri Kotorri do t'i mungojë Shkumbinit në takimin e kësaj jave me Elbasanin, ish-skuadrën e tij, por pritet që mos jetë i gatshëm edhe në takimet e ardhshme të fazës së parë. Vetë Kotorri shpreson se do të rikthehet pas 2 javësh në fushën e stërvitjes, për të qenë i gatshëm që të mbrojë portën e ekipit që ai përfaqëson këtë sezon.
Portieri i talentuar Kotorri u bashkua me ekipin bardhekaltër përpara fillimit të këtij kampionati, duke qenë një garanci e fortë në ruajtjen e portës për skuadrën e Shkumbinit, që ka ende probleme financiare dhe ka mbetur pa president (e vetmja skuadër e tillë në A1).


  Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.