Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush Ishte Jakov Milaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2346)


Postuar nga Endri datë 26 Shtator 2003 - 09:28:

Kush Ishte Jakov Milaj

Nje pershkrim i Doktorit te madh fierak, qe u detyrua te punonte vazhdimisht ne periferi te vendlindjes se tij, ne menyre qe te harrohej. Babai i Antropologjise shqiptare, njeriu qe kontribuoi pa mase per shkencen veterinare

Profesor Jakov Milaj ishte lindur ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur. Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore Besa shqiptare. Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune ne nenprefekturen e Kolonjes; redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne Vatra te Timo Dilos dhe ne Perpjekjen shqiptare te Branko Merxhanit. Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet 30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet. Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.

Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas Clirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.

Ndoshta vitet e tij me te bukura mbeten vitet pas viteve 90, kur ne Shqiperi erdhi Demokracia. Por, plakut te mencem i kishin mbetur fare pak. Jakov Milaj do te vdiste ne 2 janar te vitit 1997 ne moshen 86 vjecare. Fati i tij eshte fati i njerit prej atyre njerezve te paket, qe ishin te disponuar qe te progresonin Shqiperine, ndersa rregjimet e ndryshme te shtetit te tij e detyruan, qe te punonte thjesht per te mbijetuar.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.