Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Socialiste (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=212)
-- Tish Daija (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2467)


Postuar nga i_lire datë 06 Tetor 2003 - 02:13:

Tish Daija

Akademiku, Tish Daija, kompozitor i shquar shqiptar, ka ndërruar jete me 3 Tetor, rreth orës 06.30 minuta të mëngjesit në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.


Tish Daija është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës dhe gjithashtu profesor i Kompozicionit në këtë institucion të lartë të arsimit muzikor shqiptar. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prej vitit 1999, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej viti 2000, si dhe mban titullin e lartë "Artist i Popullit". Tish Daija është laureat i shumë çmimeve të republikës. Për një kohë të
gjatë ai ka qenë anëtar i forumeve drejtuese të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Krijimtaria artistike e këtij artisti të madh përfshin të gjitha gjinitë dhe zhanret muzikore nga kënga deri të veprat e mëdha vokale, nga tablotë muzikore e deri të veprat skenike, vepra të muzikës së dhomës edhe ato sinfonike. Tish Daija është krijuesi i baletit të parë shqiptar, "Halili dhe Hajria" në vitin 1963. Ai ka shkruar ndër të tjera operetën "Lejlaja", operën "Pranvera", baletin "Bijtë e peshkatarit", operën "Vjosa", etj. Nga veprat sinfonike mund të përmenden suita "Një ditë pikniku", rasposia për flaut dhe orkestër "Bjeshkëve të larta", Koncerti për piano dhe orkestër, Koncerti për violinë, Divertisment për harqe, tri Valle Simfonike, etj.

Ngushëllime Familjes!


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.