Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Shtypi : Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiu (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2641)
Shtypi : Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiu
Në ditën e katërt të festimeve të 25-vjetorit të tij në krye të Papatit, Gjon Pali i Dytë lumturon përmes një ceremonie në Vatikan, Nënë Terezën e Kalkutës.
Miliona romano-katolikë në të gjithë botën kanë pritur këtë eveniment, ndërsa qindra mijra pelegrinë mbushënr Sheshin Shën Pjetri për të qënë të pranishëm.
Në Kalkutë mbështetësit e të gjitha besimeve mbajtën shërbesa për të nderuar murgeshën, e cila kaloi më shumë 60 vjet të jetës së saj duke ndihmuar të varfërit.
Motrat e urdhërit të saj iu bashkuan qindra mijra pelegrinëve të pranishëm në sheshin Shën Pjetri të Romës.
Lumturimi është faza e fundit formale para se një person të shpallet shenjt.
Papa e admironte Nënë Terezën dhe i shpejtoi procedurat për shenjtërimin e saj.
Në krye të 440 murgeshave nga urdhri i Nëënë Terezës, me qendër në Kalkutë, është Motër Nirmala Joshi, e cila zëvendësoi Nënë Terezën, e cila vdiq në vitin 1997.
Diana Kola e BBC-së që është në Romë për ceremoni, tha se kishte parë grupe të tëra shqiptarësh, që dalloheshin nga stemat që kanë në gjoks me fotografinë e Nënë Terezës dhe flamurin shqiptar.
Disa të tjerë mbanin në qafë një shall të bardhe me bordure blu, me stampën e fotografisë së Nënë Terezës.
Në ceremoninë në sheshin Shën Pjetër kanë njoftuar pesëmarrjen delegacione nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.
Nënë Tereza lindi në vitin 1910 në Shkup nga prindër shqiptarë.
Nënë Tereza fitoi në 1979 çmimin Nobel për Paqen, për shërbimin e saj ndaj të sëmurëve dhe të pafuqishmëve. Ajo vdiq në moshën 87 vjeçare.
Misioni i saj bamirës nisi në 1950. Atëherë urdhëri kishte vetëm 12 murgesha.
Tani urdhëri ka 4 500 murgesha në 133 vende, të cilat drejtojnë shkolla, shtëpi për të varfërit dhe ata që janë duke vdekur.
Gjithsej 19 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.