Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Egnatia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3100)
KS Egnatia
Tifozeria rrogozhinase shpreson që FSHF-ja t'i japë "ok"-in fushës vendëse
Egnatia, gati për startin e kampionatit
Në Rrogozhinë, gjithçka është tashmë gati për start të mbarë në përfaqësimin e saj të parë historik në A2. Të mësuar në gjithë këto vite të luajnë me ekipe inferiore dhe t'i kthejnë takimet në fushën e tyre në goleada, tifozët vendës mezi presin të shohin një futboll të vërtetë. Ata s'i kanë munguar ekipit jo vetëm në stërvitjet brenda, por e kanë ndjekur me makina deri në Golem e Divjakë, ku Egnatia kreu fazën përgatitore. Por vetë ekipi si ndihet? Asnjëherë më parë, në historinë e tyre, rrogozhinasit s'kanë pasur kaq lojtarë cilësorë dhe konkurrencë sa sot në ekip. Dëshmi e qartë e kësaj që themi janë dy takimet e zhvilluara në kupë. Golat e shënuar, plot 15, e vërtetojnë këtë më së miri, dhe jo vetëm kaq. Të mësuar tashmë me emra të tillë golashënuesish, si Jakupi, Bano apo Bilali, shohim se listës së tyre i janë shtuar edhe emra të tillë, si Kashari, Simaku apo Pustina. Gjithkush nga trajnerët do ta quante luks një mesfushë me lojtarë të tillë, si Bilali, Pushtina, Gaba dhe Zeneli. Ky optimizëm dhe ky besim ekziston jo vetëm te tifozët, por edhe te vetë lojtarët. Me çdonjerin prej tyre, po të bisedosh, do të dëgjosh përgjigjen tashmë standarde: "Ne jemi më të mirët." Gjithçka tek Egnatia është gati. Makineria "Egnatia" ka prodhuar qindra gola në stërvitje, si për të treguar se po përgatitet të nisë përsëri një goleadë të re. Dhe emra të tillë si Jakupi, Bilali, Gjyla, Simaku, Kashari, Bano, të kallin vërtet frikën. Ndoshta fati i keq i ka qëlluar Luftëtarit që të përballet i pari me ta. Ndërsa në ekip është gjithçka gati, nuk është saktësuar ende nëse do të plotësohet dëshira e tifozëve vendës për ta parë Egnatian në fushën e tyre. Pritet vetëm një "ok" nga FSHF-ja, që Egnatia të mos udhëtojë drejt Peqinit për të luajtur takimet. Sido që të ndodhë, tifozeria e zjarrtë rrogozhinase është e gatshme ta ndjekë skuadrën kudo, e bindur se sivjet ajo do të dalë fitimtare, duke u ngjitur në A1.
Gjithsej 19 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.