Forumi Horizont | Gjithsej 53 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3159)
Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ...
Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e te pareve te tij, me konkretisht ne ate katolike.Ai indirekt pergjigjet pozitivisht pyetjes se gazetarit italian ne lidhje me vertetesine e ketij fakti.Por edhe burime te tjera e vertetojne terthorazi kete fakt, ose te pakten nuk e pergenjeshtrojne.
Rugova vete thote se kjo eshte dicka personale, pra dicka qe nuk ka te beje me ate qe disa te tjere mundohen te paraqesin si nje orvatje e turpshme per ti pelqyer perendimit.Per perzgjedhjen e tij si njeri, pra si individ, askush nuk ka te drejte te gjykoje.Por ne nje kendveshtrim tjeter lindin shume pyetje.
Duke pasur parasysh influencen e Rugoves dhe pozicionin e tij aktual si president i nje vendi me popullsi tejet dominuese muslimane, konvertimi i tij ne fene katolike nuk besoj se do te kaloje pa u vene re, pra thjesht si nje perzgjedhje personale e nje individi.
Nuk besoj qe ai ta kete bere kete per ti pelqyer perendimit, per te vetmen arsye se ai nuk eshte kaq idiot sa te medoje se konvertimi i tij do te kete nje nxitje pozitive ne pavaresimin e Kosoves.Arsye tjeter eshte dhe fakti qe duke qene nje perzgjedhje personale, nuk ka se si te influencoje pozitivisht ne procesin e pavaresimit te Kosoves, perndryshe ai do te dilte si nje nxites per te tjeret, pra do te duhej te konvertohej e gjithe Kosova, ose te pakten nje pjese e madhe e popullsise.Pra ketu kemi nje kontradikte.
Ndoshta eshte rastesi qe nje nga bashkepuntoret e tij me te ngushte eshte konvertuar ne katolicizem, por personalisht jam skeptik.
Mar shkas edhe nga disa veprime te tij ne te kaluaren dhe ne te tashmen qe me lene dyshime.Nuk do te zgjatem me analiza te gjata qe lidhem me majmunlleqe politike, por desha te ndalem ne nje fakt tjeter qe ka te beje me etiken.
Ne flamurin e"ri" te Kosoves pevec ndryshimeve te tjera nga flamuri i vertete, eshte vendosur edhe nje yll me gjashte cepa.Ketu qendron edhe misteri.Shume vete mund ta kalojne kete thjesht sipas versionit Rugovian, qe ky eshte nje simbol i Kastrioteve.
Aktualisht nje shtet i formuar vone sic eshte Izraeli, ka pikerisht kete simbol. pra yllin e Davidit, qe eshte identik me Yllin e Rugoves.
Mos ndoshta Rugova perpiqet ti pelqeje edhe cifuteve?
Eshte e kuptueshme qe dy shtete me nje flamur te njejte nuk mund te jene.pra meqe Shqiperia ka flamurin e vet, atehere Kosova duhet ta modifikoje kete flamur perkohesisht(them perkohesisht sepse vete eksperienca e 50-vjeteve te fundit tregoi se sa here mund te modifikohet nje flamur) dhe ne nje te ardhme ai flamur do te kthehet ne origjine, nuk kam kurrfare problemi per kete.Por pse kaq shume modifikime?
Ngjyra blu per ti pelqyer Europes,emri Dardania per nostalgji,ylli i Davidit per ti pelqyer amerikaneve dhe cifuteve, por te pakten shqiponja mbetet me dy koka.
Ndoshta ju mund te me jepni pikpamjet tuaja ne lidhje me kete teme.
E nisa me konvertimin e Rugoves dhe dola te flamuri, por ajo qe me shqeteson lidhet pikerisht me keto.
Pyetja e madhe eshte kjo:
A ka kush te drejte te vendosi per ndryshimin e ketij flamuri per te cilin jane vrare me mijra shqiptare qe prej pese shekujsh.
Per kete flamur jane vrare Azem Galica e Adem Jashari dhe mijra kosovare te tjere.Nuk e di se c'do te mendonin ata per kete ceshtje?
Nuk e di se c'mendoni ju te dashur bashkekombas?
Sidoqofte sot eshte festa e flamurit dhe desha t'ju uroj te gjitheve gezuar per shume vjet.
Miqesisht Antoni
Gjithsej 53 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.