Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Mos duhet pritur ligji i ri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=325)


Postuar nga ENISS datë 30 Janar 2003 - 23:55:

Arrow Mbi te drejten e autorit? Takim dt.23 janar 2003.

Ministria Arta Dade ka inicuar nje ligj te ri per te drejten e autorit. Ne bashkepunim edhe me Ministrine e Financave, ky ligj do te disiplinoje jeten artistike tashme ne Shqiperi. Ndersa, do te frenoje nderhyrjen e pirateve te ndryshem dhe te pandalur te artit shqiptar qe te krijoje me shume mbrojtje per te gjithe ata qe bejne art te mirfillte.

Ky eshte nje nga prioritetet e Ministres se Kultures, Dade. Me ligjin e ri pritet te stabilizohet dhe jeta artistike ne vend. Sipas Ministres Dade, detyrimi i shtetit ndaj te drejtes se autorit eshte nje detyrim kushtetues dhe se te gjithe duhet te jene te angazhuar ne zbatimin e tij. Ka qene pikerisht nje takim i saj me Ministrin e Financave, Nendrejtorin e Pergjithshem te Tatimeve dhe Kryetarin e Keshillit Kombetar te Radiotelevizionit, ku eshte vendosur qe deri ne miratimin e nje ligji te ri per te drejten e autorit te punohet ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te tatimeve per te identifikuar te gjitha subjektet qe nuk paguajne per te drejten e autorit apo ushtrojne veprimtari private nepermjet shfrytezimit pirat te te drejtes se autorit. Ligji aktual qe shkruan Ami- me siper nuk pengon asnje strukture te shtetit qe te gjobise te gjitha ato subjekte qe abuzojne me te drejten e autorit, pavaresisht se ai deri ne keto kohe nuk eshte vene ne zbatim dhe artistet nuk kane patur asnje mbrojtje nga ligji ekzistues. Per kete Ministrja Dade ka kerkuar mbeshtetjen e Ministrise se Financave dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ''e cila duhet te perdore te gjithe autoritetin e saj per zbatimin e ligjit per te drejten e autorit nepermjet strukturave tatimore ne varesi te saj''. Nga ana e Ministrise se Financave do te ndiqet me perparesi zbatimi i udhezimit nr 7714/1 i vitit 2001, si dhe caktimi i nje koordinatori per te drejten e autorit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve (dhe ne deget rajonale neper rrethe), i cili do te ndjeke nga afer te gjitha rastet e shkeljeve te ketyre te drejtave.
Ky eshte vendimi i marre se fundmi mbi te drejten e autorit, pra jo vetem ligjet, por dhe veprimet konkrete per te frenuar piraterine ne fushen e letersise, kenges, etj.

Ne takimin e mesiperm, i eshte vene theksi domosdoshmerise se permiresimit te ligjit per te drejten e autorit, ligj i cili eshte drejt perfundimit. Ne fund te ketij muaji Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve do te organizoje nje konference Kombetare, ne fokus te se ciles do te jete debati per zgjidhjen e problemit te piraterise dhe i mbrojtjes se artisteve me te drejten e autorit.

Ami- mos te duhet te presesh ndryshimet ne ligj?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.