Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- fati i shqiptareve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=356)


Postuar nga niki datë 07 Shkurt 2003 - 20:35:

fati i shqiptareve

Te dashur shqiptare!
jam nje vajze shqiptare qe studioj e punoj ne Milano prej 3 vitesh.
punoj ne nje qender sociale ne sherbim te "gravi emarginati".
Ne fillim te eksperiences time cdo situate bente qe te ndihesha
shume keq ,e per me teper kur perballe meje gjendeshin bashkekombesit e mi.Kerkesat ishin e jane te ndryshme ,duke filluar nga nje vend per te fjetur (dormitorio) ,e ndoshta akoma me e dhimbshme ,nje... mens ku mund te haet gratis......
Nuk e kisha menduar ndonjehere se mund te ekzistonin raste te tilla, nuk mund te imagjinoja ndonjehere se do te asistoja ne
situata qe ndoshta kur isha ne Shqiperi kisha informazion vetem nepermjet medias. Femije qe pas ore te tera udhetimi
(skaf+tren) ishin te detyruar nga ligji italian te largoheshin prej prinderve .nuk e mohoj se prej kolegeve te mi shpesh
kam degjuar "kritika": Niki,non ti devi comuovere ...
Perpiqesha t'i fshehja lotet brenda meje,por e kote me torturonte
(akoma sot) ideja qe varferia po vendos per menyren e te jetuarit per ne shqiptaret. E gjej me vend shprehjen me fatin
s'mund te luhet...!


  Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.