Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)


Postuar nga i_lire datë 24 Gusht 2003 - 08:38:

TENIS

Konçita Martinez, ish-kampionia e "Gjermania Open", është eliminuar nga ky turne, pasi është mundur në dy sete radhazi nga favoritja vendëse, Marlen Vaingartner, në raundin e parë. Vaingartneri i ka gëzuar tifozët vendës, duke arritur rezultatin 6 2, 7 5 ndaj spanjolles, që ka qenë shumë larg tenistes që fitoi turneun e Berlinit në vitet 1998 dhe 2000. Eleni Danilidhu e Greqisë fitoi me rezultatin 6 2, 6 2 kundër gjermanes Anxhelika Bahman, ndërsa izraelitja Ana Pistolesi kaloi në raundin e dytë, pasi eliminoi me rezultatin 6 1, 6 1 rusen Tatiana Panova.



Malaga do të jetë qyteti që do të presë gjysmëfinalen e Kupës "Devis", mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të zhvillohet në muajin shtator. Ky lajm është bërë i njohur nga Federata Spanjolle e Tenisit ditën e martë. Ndeshjet do të zhvillohen në mjedise të hapura dhe në fusha me dhe. "Arena Karpena" e qytetit të Spanjës jugore mund të presë deri në 10.000 shikues.


  Gjithsej 35 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.