Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Peshëngritje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=222)
-- Peshëngritje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3707)
Peshëngritja
Kampionati kombëtar ka nisur të dielën
Qerimaj “mbretëron” në peshëngritjen e U-17
Në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës filloi të dielën në mbrëmjë kampionati kombëtar i peshëngritjes për moshën U-17. Në këtë veprimtari që zhvillohet për të dytin vit radhazi në këtë qytet, marrin pjesë ekipet e Vllaznisë, Partizanit, Tiranës, Dinamos, Flamurtarit, Teutës, Tomorit, Elbasanit, Shkumbinit etj, me 58 sportistë. Në peshën e parë, deri 50 kg, kampion u shpall Kladi Bako i Elbasanit, ndërsa në peshën e dytë, deri në 56 kg, në vendin e parë doli Erkand Qerimaj i Vllaznisë. Në peshën deri në 62 kg, fitues u shpall Klevis Tabaku i Egnatias, ndërsa në peshën deri në 69 kg, fitues doli Taulant Çerepi i Elbasanit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, tha se ky sport po vjen gjithnjë në rrritje dhe kjo shihet edhe tek përgatitja mjaft e mire e peshëngritësve të rinj. Sipas tij, në këtë veprimtari marrin pjesë peshëngrites që premtojnë shumë për të ardhmen dhe kjo është meritë e trajnerevë të tyre që punojnë me pasion dhe dëshirë që sporti i peshëngritjes të arrijë aty ku ka qënë para viteve '90, ndër me të suksesshmit në vend. Dje janë zhvilluar dhe garat e ditës së dytë dhe të fundit të kampionatit.
Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.