Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Njerëzimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=267)
-- Njeriu : Pirja e Ujit ndikon ne aftesine per te menduar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3790)
Njeriu : Pirja e Ujit ndikon ne aftesine per te menduar
Kënaqësia që na jep uji kur e pijmë mund të dëmtojë aftësinë për të menduar.
Psikologu Peter Rogers dhe kolegët e tij të Universitetit të Bristolit iu lutën gjashtëdhjetë vetëve të tregonin më parë nëse ishin të etur apo jo. Pastaj u dha një pjese të eturve dhe një pjese që nuk ishin të etur nga një gotë ujë (330 mililitra) që kishte një temperaturë prej 10 gradësh Celsius. Të tjerëve nuk u dha ujë.
Pastaj u dha për të zgjidhur disa probleme. Ata që në fillim të eksperimentit ishin me të vërtetë të etur dhe që kishin pirë nga një gotë me ujë u treguan 10% më të aftë për të zgjidhur probleme nga ata që nuk kishin pirë ujë. Kurse ata që u ishte dhënë nga një gotë ujë ndonëse nuk ishin të etur ishin 5 % më të paaftë për të zgjidhur probleme nga ata që nuk kishin pirë ujë.
Nga kjo shkenctarët nxorrën përfundimin se pirja me shumicë e ujit - të paktën kur nuk je i etur - ndikon për të keq në aftësinë për të menduar.
Rogers thotë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë rast ka të bëjë edhe temeperatura e ujit ku trupi detyrohet të përdorë një pjesë të energjisë së tij për të përballuar pasojat që sjell një gotë uji e ftohtë e padëshirueshme në barkun tonë.
Revista Rruzulli
Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.