Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- ''Receta'' per zhvillimin e basketbollit shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4268)


Postuar nga qershor13 datë 18 Shkurt 2004 - 14:29:

''Receta'' per zhvillimin e basketbollit shqiptar

Mbas viteve te 90-ta Shqiperia ballafaqohet me pasojat e ndryhsimit te sistemit politiko-ekonomiko-social. Keto pasoja po shihen edhe ne sportin shqiptar. Ndryshe nga vitet e socializmit, ekipet e futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, etj duhet vete te financojne veprimet e saj, sepse shteti nuk ka parate e duhura per te financuar te gjithe ekipet shqiptare. Tani nuk duhet te jete me shteti, aj i cili i paguan lojtaret, i cili ua blen materialet sportive (si fanellat, topat, rrjetat, golat, etj) ekipeve. Keshtu qe sot ekipet shqiptare duhet gjejne sponosore per te financuar pagat dhe transferet e lojtareve, materialet sportive, udhetimet e ekipeve, etj. etj. Fjala kyçe e financimit te aktiviteteve kulturore ne sistemin kapitalist eshte gjetja e sponsoreve, te cilet jane te gatshem, te japin para per te organizuar ndonje aktivitet kulturor. Ne rastin e basketbollit, ne Shqiperi e dime se nuk ka sponsore, te cilet jane te gatshem te financojne basketbollin shqiptar, sepse aj nuk eshte aq popullarizuar siç eshte futbolli. Vihet re qe basketbolli (por edhe sportet e tjera) ne Shqiper jane lene pas dore. Keshtu qe se pari eshte e nevojshme, qe te behet publicitet per basketbollin neper mediat eloktronike shqiptare. Ndeshjet e basketbollit duhet te transmetohen nga televizionet shqiptar. Ne kete drejtim Tele-Sport (televizioni i vetem sportiv ne Shqiperi) ka bere nje hap per para dhe ka filluar te transmetoj ndeshjet e kampionatit dhe kupes. Por edhe televizionet e tjere si RTSH, TV Klan, Top Channel etj. duhet te fillojne nje aktivitet te tille, per te sensibilizuar publikun shqiptar me shume per basketboll. Po ashtu edhe gazetat duhet te informojne publikun shqiptar me shume per ndeshjet e basketbollit, per levizjet e merkatos, per talentet e rinje etj etj. Nese eshte bere ky hap i pare dhe shume i nevojshem, atehere "rota fillon te rrokulliset" dhe biznesmenet shqiptare, por edhe ato te huaj do shohin se me sponsorizimin e basketbollit mund te bejne fitim dhe te bejne publicitet, siç po e bejne edhe ne futboll. Nje prej shembujve me te mira eshte ekpi "Valbona" e Tropojes. Aj ekip eshte i vetmi ekip shqiptar, i cili ka nje sponsor. Dhe sponsorizimi i atij ekipi nga kompania e sigurimeve "SIGAL" ka si pasoje nje zhvillim shume te madh. Valbona ka blere lojtaret me te mire nga kampionati shqiptar si Afrim Billali, Real Vorfa, etj. Dhe si resultat i ketij investimi te madh, Valbona vitin e kaluar "papritur" per here te pare u bere kampion dhe kete vit fitoj edhe trofene e kupes. Nese te gjithe ekipet shqiptare do te kene nje sponsor te fuqishem, atehere merkatoja shqiptar do te perjetoj nje "rilindje" dhe shume lojtare shqiptare do te levizin neper ekipet ndryshme dhe shume lojtare te huaj nga Amerika, Rusia Bullgaria, Kroacia, Serbia etj etj do te luajne ne ligen tone te pare. Ne Kosove si shembull sponsorizimi i ekipeve e ka zhvilluar ligen kosovare ne 5 vite aq shume, sa qe Shqiperia eshte zhvilluar per 15 vitet e fundit. Mbasi qe te kene marre ekipet shqiptare basketbolliste te huaj, si hap te tjeter duhet te marrin ekipet edhe trainere dhe eksperte te huaj, te cilet kane me shume pervoje me basketbollin nderkombetar dhe me basketbollin ne pergjithesi, se sa ekspertet tone. Keto hapa te fundit jane shume te rendesishem per te zhvilluar basketbollin shqiptar. Keshtu qe ekipet shqiptare ne nje kohe te afert do mund te luajne ne fillim per kualifikimin e Euroligues dhe keshtu lojtare e talentuar shqiptare do kene mundesi te behen te njohur dhe te luajne neper ekipet europiane. Keshtu qe do te kete nje transfere reciprok ndermjet ekipeve europiane dhe atyre shqiptare per blerjen e lojtareve gjate merkatove. Kete "analize" mund edhe ta thelloja me shume, por mua si nje adhurues i thjeshte i basketbollit shqiptar me mungojne me shume njohuri per basketbollin shqiptar, si pasoje te informacionit te varfer nga mediat shqiptare. Kjo ishte vetem nje pamje nga mendimi im dhe nuk do te thote qe kjo duhej te jete zgjidhja e vetme e krizes se basketbollit ne Shqiperi.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.