| Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4894)
" e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre
Ne qe shkollohemi e diplomohemi jashte, qe perpiqemi te integrohemi ne shoqerite ku jemi dhe te thithim vlera te reja mendimi komunikimi per t'ua transmetuar me tej shoqerise shqiptare, mos valle jemi shnderuar ne nje minoritet tjeter ne vendin tone?
e them kete sepse jo pak here kam degjuar vleresime gati raciste nga ana e shqipareve qe jetojne ne Shqiperi dhe Kosove ndaj atyre qe jetojne jashte, qe kane arritur te jene figura intelektuale te vleresuara ne vendet ku jetojne, ne rast se nxjerrin ne pah problemet reale te vendit (Shqiperise, Kosoves), si antishqiptare, arrogante dhe te pavlera.
A mos valle nese na hapen horizontet e vleresimit e te kuptimit te gjerave dhe nese arrijme te shkojme ne thelb te problemeve, nese i themi ato me ze te larte, kjo na ben te vleresohemi si persona qe e urrejme vendin tone? nese keto kritika kalojne mendesine e ngurte tradicionale te shoqerise shqiptare cilesohemi si joshqiptare?
dhe kjo jo vetem ne planin profesional por edhe nese kalohet ne nje plan tjeter ate shoqerorin, qofte dhe mes bashkemoshatareve te tu eshte dicka qe ndihet sidomos ne komunikim.
ju ftoj te diskutojme....
| Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.