Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Militantët lirojnë 31 pengje rusë - 100 ose me shume te vdekur (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5976)
Militantët lirojnë 31 pengje rusë - 100 ose me shume te vdekur
(Shqip)
Militantët lirojnë 31 pengje rusë
Rreth 300 fëmijë shkolle dhe prindër të tyre qëndrojnë të bllokuar në ndërtesën e shkollës
Shekulli
BESLAN – Militantët që mbajnë peng një shkollë me nxënës në Rusi, kanë liruar dje të paktën 31 gra dhe fëmijë. Ndërkohë që brenda në shkollë mund të ndodhen rreth 300 fëmijë por edhe të rritur të tjerë. Stacionet e ndryshme televizive kanë shfaqur dje pamje rrëqethëse të fëmijëve dhe grave që vraponin pasi ishin liruar nga rrëmbyesit. Ca prej fëmijëve ishin të mbështjellë me batanije e ca ishin të zhveshur. Një nga zyrtarët lokalë, Lev Dzygajev e quajti lirimin e pengjeve të para një sukses, por dha shpresa edhe për negociata të tjera. Ai gjithashtu bëri të ditur se brenda në shkollë mund të jenë nga 15- 24 militantë, ndërsa nxënësit që ndodhen brenda janë nga klasa e parë deri te klasa e 11-të sipas sistemit rus. Po kështu, pengje janë edhe prindërit e nxënësve që kishin ardhur për t’i shoqëruar ata në ditën e parë të shkollës.
Zyrtarët bënë të ditur se lirimi i pengjeve u bë pas ndërmjetësimit nga Ruslan Aushef, një veteran lufte nga Afganistani dhe nga ish -presidenti i rajonit të Ingushetisë fqinje, që është një figurë shumë e respektuar në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior. Sapo Dzugajev njoftoi se do të liroheshin ca vetë, një tufë njerëzish vrapuan të etur për të marrë vesh nëse emrat e të afërmve të tyre do të ishin në listë.
Zyrtarët rusë kanë shpresa për të negociuar me rrëmbyesit për të zgjidhur krizën më të fundit të pengjeve në Rusi. Kriza të tilla kanë ndodhur edhe më parë dhe rrëmbyes kanë qenë separatistët çeçenë. Ndërkohë bëhet e ditur se dje janë dëgjuar një sërë shpërthimesh nga brenda shkollës. Të afërmit e pengjeve qëndronin të shokuar jashtë ndërtesës, të trembur për fatin e atyre që janë brenda. Shpërthimet u dëgjuan pak para se të liroheshin 31 pengjet. Zyrtarët thanë se militantët hodhën dy granata në dy makina që ndodheshin shumë pranë shkollës. Rrëmbyesit hynë me forcë në një shkollë në Osetinë Veriore, në kufi me Çeçeninë, ditën e mërkurë, pikërisht ditën e fillimit të vitit të ri shkollor. Ata rrethuan afro 350 fëmijë e të rritur në një palestër dhe kërcënuan se do ta hedhin në erë gjithë ndërtesën nëse policia përdor forcën. Forcat e sigurimit kanë rrethuar ndërtesën, po kështu edhe militantët kanë vënë snajper në majë të ndërtesës. Që nga fillimi i krizës, rrëmbyesit nuk kanë pranuar që të fusin ushqim dhe ujë në shkollë. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se qeveria e tij do të bëjë të pamundurën që të shpëtojë jetët e pengjeve. “E kuptojmë se këto akte janë jo vetëm kundër qytetarëve të thjeshtë të Rusisë, por kundër gjithë vendit. Ajo që po ndodh në Osetinë Veriore është e tmerrshme”, -tha ai cituar nga AP.
Kriza e pengjeve po ndodh në Beslan, një qytet prej 30 000 banorësh në rajonin jugor të Osetisë Veriore. Mendohet se është akt i rebelëve çeçenë, por ende nuk ka asnjë deklaratë nga grupe militantësh për përgjegjësinë në këto sulme. Valery Andreyev, shef i Shërbimit Federal në Osetinë Veriore tha se duhet përjashtuar përdorimi i forcës, pasi pasojat do të jenë katastrofike. Kështu që alternativa e vetme është dialogu me rrëmbyesit. Ndryshe gjithçka do të përfundojë si në vitin 2002, kur militantët çeçenë pushtuan një teatër në Moskë, ku brenda ndodheshin qindra vetë. Forcat e policisë vendosën të hynin brenda dhe përdorën një gaz helmues, i cili vrau rreth 129 vetë. Ai gaz u përdor me qëllim që të çaktivizonte eksplozivët në sallë, por u bë fajtor për vdekjen e njerëzve të pafajshëm. Sulme të shpeshta kanë ndodhur së fundi në Rusi, dhe në të gjitha janë fajësuar rebelët çeçenë.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.