Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6471)


Postuar nga informatikan datë 30 Tetor 2004 - 19:20:

Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope

Danimarka Aprovon Mesimin E Lendes Se Kur'anit Si Lende Bazore

Helsinki / Ministria e Arsimit te Danimarkes ka aprovuar mesimin e Kur'anit te shenjte si lende bazore ne shkollat e saja te mesme duke filluar qe nga viti i ardhshem shkollor. Ministria ne fjale citohet te kete pohuar se ligji i saj i ri do te zbatohet duke filluar nga viti i ardhshem shkollor, ku nxenesit e shkollave te mesme do t'a mesojne lenden e Kur'anit Fisnik ne kuader te lendeve fetare. Ministria e morri kete vendim megjitheqe Partia Popullore Djathtiste e Danimarkes ishte kunder, me pretekst se kjo eshte nje vemendje paksa e tepruar per Islamin ne krahasim me kulturat dhe fete tjera, me te cilat disponon shoqeria daneze. Ministria ve ne pah edhe rritjen e kureshtjes tek nxenesit per te lexuar per Islamin si fe dhe kulture, dhe citohet te kete thene ministria: Ky vendim eshte marre per t'i dhene nje pasqyre te vertet botekuptimit islam.

Shoqerite europiane dhe ato amerikane deshmojne ringjalljen e nje kureshjteje te madhe per t'u njohur me Islamin dhe kete qysh nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kete ndoshta me se miri e sqaron fakti se shtimi i ekzemplareve te Kur'anit eshte rritur dukshem, pastaj perkthimi i domethenieve te tij ne shume gjuhe, madje Islami ne disa shtete te medha konsiderohet si fe e dyte zyrtare, si ne Britani, France, Gjermani... Tek shumica e vendeve te botes, Islami zyrtarisht eshte i pranuar si fe,e sidomos nga vitet e njezeta te shekullit te kaluar, kur qeveria e Austrise e pranoi kete pas vizites se Mbretit te atebotshem Saudit, Fejsalit qe ia berit Vjenes.

Mergimtaret muslimane, me shumice me te madhe gjenden ne France (afer 5 miljon), pastaj ne Gjermani (mbi 3 miljon), pastaj ne Britani (1.8 miljon), pastaj ne Zvicer numri i muslimaneve brenda 5 viteve eshte rritur prej 200.000 ne 400.000 veta. Islami ne Evrope dhe Amerike cdo dite perfiton zemrat e njerzve te kulturuar dhe te zgjedhur. Prej personaliteteve me te njohura europiane, qe viteve te kaluara kane pranuar Islamin eshte filozofi francez Rozhe Garode dhe diplomati gjerman Murad Hoffmann. Studimet e fundit pohojne se Islami eshte duke u perhapur shume ne mesin e shoqerise se zgjedhur britanike dhe se 14.000 britanez e kane pranuar Islamin duke ikur nga vlerat apo thene me mire botekuptimet perendimore per jeten, te cilat sic shihet ua kane shkaterruar shpresat per jete.

Marre nga: www.islamway.com
Pershati ne shqip: Sedat Gani Islami


  Gjithsej 63 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.