Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=661)


Postuar nga Ana datë 28 Mars 2003 - 01:36:

Lightbulb Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe

Pershendetje.
Po marr nje nisme konkrete, per te postuar fjale te huaja qe mund te zevendesohen me fjale shqip ne fjalorin e perditshem.
Ketu ku jam, nuk kam thuajse fare libra shqip, qe te me ndihmonin ne kete drejtim, sidomos librat e rilindasve, por me aq sa mundem do perpiqem te gjej fjale shqip, meqe shume kohe me pare ne Shqiperi jam marre me perkthime ne Shqip nga anglishtja dhe italishtja, dhe e kisha parim qe te mos perdorja asnje fjale te huaj, sado qe nje fjale e huaj, mund ta nxirrte pak me mire idene e fjales ne kontekst.
Nuk kisha cfare te beja kur hasja ndonje emertim semundjeje, a ndonje gjeje qe nuk mund ta perktheja ne shqip fare, PSh DEMENCA SENILE, te cilen e shkruaja DEMENCA E PLEQERISE, se fjala demence ngado qe ta rrotullosh, nuk perkthehet tamam ne shqip.
Ndaj per kete teme do doja ndihmen e atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe qe mund te gjejne libra e fjalore qe mund te ndihmojne ne kete drejtim.
Une qe ne fillim te ketij mesazhi e bera gabimin e pare, ne vend te fjales NISME shkruajta INICIATIVE, por shpejt e pashe dhe e korrigjova.
Fjale te tilla kerkoj prej jush dhe t'u gjejme perkthimin shqip, sepse besoj qe sadopak do ndikoje ne te shprehurin tone shqip, sikur hic fare, vetem ata qe do lexojne kete mesazh, do mendojne 1 minute per kete teme, dhe kjo eshte mire boll.


  Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.