Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000)
Kjo periudhë karakterizohet nga kryerja e kërkimeve dhe punimeve gjeologjike në mënyrë të planifikuar dhe të investuara plotësisht nga Buxheti i Shtetit shqiptar, si dhe të drejtuara nga institucionet përkatese të tij.
1. Veprimtaritë dhe kërkimet e bëra në vitet 1945-1952
• Në janar të vitit 1945 Qeveria Shqiptare shpalli vendimin mbi konfiskimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të shoqërive të huaja italiane siç ishte ajo e naftës AGIP, ato të mineraleve të ngurta Feralba, AMMI, AcaJ etj, me këto veprime filloi shtetëzimi i industrisë së naftës dhe asaj minerale, me të gjithë repartet ndihmëse. Pas kësaj u shtuan detyrat e vënies në shfrytëzim të puseve të naftës në Kuçovë e Patos, të centralit elektrik të bazës mekanike, ndritjes së distilerisë për përpunimin e naftës etj, vënia në punë e minierave të qymyrit Kërrabë, Priskë e Mborje – Drenovë, të bakrit në Rubik e Derven, të kromit Memlisht, Kukës më pas dhe në Bulqizë.
Në këtë kohë në Shqipëri ishin vetëm dy gjeologë: gjeologu shqiptar S. Klosi dhe gjeologu Shqiptar S. Zuberi.
S. Klosi gjatë vitit 1945 ka punuar në Drejtorinë e Minierave në Ministrinë e Ekonomisë, kurse në vitet 1946-1947 ka punuar kryeinxhinier në minierën dhe uzinen e shkrirjes së bakrit Rubik. Në mars 1947 është arrestuar bashkë me intelektualë të tjerë, të quajtur grupi i deputetëve, kurse në nëntor 1947 është dënuar me vdekje dhe është varur në Rubik.
Ndërsa S. Zuber ka vazhduar të punonte në naftë në Kuçovë, ai ka paraqitur mendime edhe për minierën e bitumit Selenicë dhe në tërësi për mineralet, të cilat i ka pasqyruar në: “Pamje e përgjithshme e perspektivave minerale të Shqipërisë” – 1946; “Rezultatet kryesore te studimeve gjeologjike-minerare në zonën e Selenicës”- 1946; dhe “Aperçu general de travaux concernant les études et la service geologique executes depuis la liberation de Kuçovë le 17.X.1944” Tiranë – Kuçovë, mars – april 1947. në vitin 1947 S. Zuber është arrestuar dhe po këtë vit ka vdekur në burg.
• Në shkurt 1947 u krijuan Shoqëria Shqiptaro-Jugosllave e Nafës dhe shoqeria Minerale Shqiptaro-Jugosllave, të dyja me qëndër në Tiranë.
Në kuadrin e këtyre dy shoqëtive gjatë viteve 1947-1948 si specialistë kanë punuar B.J. Çernomoski për shoqërinë e naftës dhe ka shkrojtur “Relacion mbi probleme të industrisë së naftës në Shqipëri” 1947. ndërsa V. Simiç dhe L. Tkaçik kanë punuar për shoqërinë minerale i pari ka bërë një paraqitje të pasurive minerale të Shqipërisë “Kratkij Obzor mineralnih bogatstva Albanii” 1948; kurse i dyti ka përgatitur “Studim mbi minierën e Rubikut”1947; “Perspektiva e industrisë minerale” 1948, dhe “Relacion mbi punimet e shoqërisë minerale shqiptaro – jugosllave për vitin 1948”.
Me prishjen e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Shqipërisë e Jugosllavisënë gjysmën e dytë të vitit 1948, këto dy shoqëri u likujduan.
• Në vitin 1947 i ftuar nga Qeveria Shqiptare, ka ardhur në Shqipëri gjeologu sovjetik E.A.Stankeev, i cili ka punuar nga shtatori 1947 deri në fund të vitit 1949 pranë Ministrisë së Industrisë me cilësinë e këshilltarit për gjeologjinë e minierave të kromit dhe të bakrit, por që në fakt është marrë edhe me gjeologjinë e mineraleve të tjerë. Ai duke u mbështetur në materialet dhe në hart at gjeologjike të F. Nopcsa, E. Nowack, S. Zuber, të gjeologëve italianë dhe të vrojtimeve personale ka bërë studimin mbi gjeologjinë dhe mineralet e dobishme të Shqipërisë, ndërtoi hartën gjeologjike të Shqipërisë dhe hartën e mineraleve të dobishme të Shqipërisë të dyja në shkallën 1:200 000 në dorëshkrim dhe shkroi monografinë “Geologia i poleznie iskopaemie Narodnoj Respubliki Albanii” Moskva 1950. Kurse para kësaj monografie ai ka shkruajtur relacionet “Geologia i poleznie iskopaemie Albanii” 1948, “Karakteristikat kryesore të ndërtimit tektonik të R. P. të Shqipërisë” Tiranë 1948, “Shënime mbi gjendjen e punimeve gjeologjike në Shqipëri, si dhe disa mendime për ujin në qytetin e Tiranës” 1948.
• Në vitin 1947 i ftuar nga Qeveria Shqiptare, ka ardhur në Shqipëri gjeologu sovjetik E.A.Stankeev, i cili ka punuar nga shtatori 1947 deri në fund të vitit 1949 pranë Ministrisë së Industrisë me cilësinë e këshilltarit për gjeologjinë e minierave të kromit dhe të bakrit, por që në fakt është marrë edhe me gjeologjinë e mineraleve të tjerë. Ai duke u mbështetur në materialet dhe në hartat gjeologjike të F. Nopcsa, E. Nowack, S. Zuber, të gjeologëve italianë dhe të vrojtimeve personale, ka bërë studimin mbi gjeologjinë dhe mineralet e dobishme të Shqipërisë, ndërtoi hartën gjeologjike të Shqipërisë dhe hartën e mineraleve të dobishme të Shqipërisë të dyja në shkallën 1:200 000 në dorëshkrim dhe shkroi monografinë “Geologia i poleznie iskopaemie Narodnoj Respubliki Albanii” Moskva 1950. Kurse para kësaj monografie ai ka shkruajtur relacionet “Geologia i poleznie iskopaemie Albanii” 1948, “Karakteristikat kryesore të ndërtimit tektonik të R.P. të Shqipërisë” Tiranë 1948, “Shënime mbi gjendjen e punimeve gjeologjike në Shqipëri, si dhe disa mendime për ujin në qytetin e Tiranës” 1948.
• Qeveria Shqiptare, duke vlerësuar rëndësinë që kishte industria e naftës në zhvillimin e ekonomisë, në vitin 1949, mori vendimin për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit të naftës me qendër në Kuçovë, që merrej me gjithë veprimtarinë e industrisë së naftës.
• Meqënëse në këtë kohë në Shqipëri mungonin specialistët e lartë në fushat e gjeologjisë, Qeveria Shqiptare gjatë viteve 1946 – 1947 dërgoi jasht shtetit, në Rusi, Poloni e Bullgari, më vonë edhe në shtete të tjera, studentë për tu përgatitur në specialitetet e gjeologjisë, naftës, minierave etj. Ndërsa për përgatitjen e teknikëve të mesëm, në vitin 1947 pranë Politeknikumit të Tiranës u hap dega minerare, nga ku në vitin 1951 doli kontigjenti i parë teknik i gjeologëve, të cilët të gjithe u dërguan për të punuar në naftë. Gjithashtu në vitin 1950 në Kuçovë u hap shkolla e mesme teknike – Teknikumi i Naftës, me specialistët gjeologji, shpim, prodhim e përpunim nafte.
• Në këto vite I. Ndoja, kur ishte mësues në Gjimnazin e Shkodrës dhe nga viti 1949 në Politeknikumin e Tiranës, ka bërë disa vrojtime gjeologjike për bakër, hekur dhe magnezite, që i ka përshkruar në: “Raport mbi vizitën minerare Rubik-Derven-Fand” 1948 dhe në artikujt “Shënime mbi gjeologjinë e krahinës Pishkash – Skroskë – Luginë e Bushtricës” Bul.Shk.Nat.Nr.2 1949 dhe “Afioramenti i magneziteve në Bulshar” Bul. Shk. Nat. Nr. 4; 1949 (artikulli i fundit është shkruar nga R. Zajmi). Më pas kur ka punuar në Muzeun e Shkencave Natyrore S. Ndoja i ka zgjeruar vrojtimet gjeologjike edhe për minerale të tjera për disa minerale, rezultatet e të cilave i ka paraqitur në relacione dhe në artikuj të ndryshëm si në “Vështrim gjeologjik mbi rajonin e Lures” 1951, “Punime revizionimi e kerkimi ne shistet bituminoze te Fteres” 1951, “Relacion i shkurtër mbi squfurin e Kërçishtit (Maqellarë Peshkopi)” 1951, “Kaolini i Domnit” Bul. Shk. Nat. Nr. 1, 1951, “Shënime mbi magnezitet e Ostrenthit – Gramsh” 1952, “Vërejtje paraprake mbi disa shëmbinj erutiv të Shqipërisë” Bul. Shk. Nat. Nr. 1, 1952, “Kromitet e Shqipërisë” 1952, “Vërejtje gjeologjike mbi kaolinën e Lëvrushkut” Bul. Shk. Nat. Nr. 3, 1953 dhe bashkë me Sh. Pinari “Mineralet e hekurit të Bitinckë-Bilisht (shënime gjeologjike) 1952.
Ndërsa inxhinierët e minierave punimete tyre i kanë përshkruar: Dh. Pano “Raport mbi vizitën e bërë në minierën e Qaf Prushit dhe Kukësit”1945. A. Xega “Studim mbi kromitet shqiptare” 1947; dhe “Relacion mbi vendburimin Rubik e Dërven” 1949 dhe “Relacion mbi piritet e minierës 1 Maji Rubik së bashku me një prerje të minierës ku jepen punimet deri në vitin 1949 dhe punimet që do të kryhen në vitin 1950 e më pas; P. Qafoku “Relacion mbi punimet në minierën e serës Selenicë” 1949.
• Nga mesi i viti 1950, me ardhjen e ekspeditave gjeoogjike sovjetike, në Ministrinë e Industrisë u ngrit dega gjeologjike me kryetar Sotir Gramatiku (me arsim të mesëm), që merrej me pagesast e personelit shqiptar që punonin me ekspeditat sovjetikedhe me problemet trajtimit e strehimit të specialistëve sovjetikë).
• Me rimëkëmbjen e vënien në punë të vendburimeve të naftës Kuçovë e Patos, të minierave: të bitumit Selenicë, të qymyreve Kërrabë, Priskë, Mborje – Drenovë, Memaliaj; të kromit Bulqizë e Memlisht, të bakrit Rubik, zgjerimini dhe rritjen e prodhimit në to dhe fillimin e kërkimeve gjeologjike, në vitin 1951 u krijua Ministria e Minierave dhe ministër u emërua Zenel Hamiti (1951), më pas Shefqet Peçi (1952-54). Në vitin 1954 Ministria e Minierave u bashkua me Ministrinë e Inustrisë dhe Ministrinë e Ndërtimit.
Në vitin 1952, si organ i Ministrisë së Minierave filloi të dalë revista “MINIERA”, dhe pas vitit 1954 ajo u zëvendësua me revistën “TEKNIKA”.
• Gjatë vitit 1952 dhe në fillim të vitit 1953 u kthyen nga ish Bashkimi Sovjetik, ku kishin shkuar për studime në fushat e gjeologjisë, specialistët e parë shqiptarë; Zihni Sinoimeri, Ziver Meko, Teki Biçoku, Hasan Topçiu, Fetah Prrenjasi, Xhafer Lesha, të cilët në verën e vitit 1950, kur ende ishin studentë, erdhën e punuan 4 - 5 muaj bashkë me ekspeditat e para sovjetike. Gjithashtu u kthyen nga Polonia Eshref Pumo e Luan Peza dhe nga Bullgaria Servet Pasho e Shaban Pinari. Në gjashtëmujorin e dytë 1953 u kthyen edhe Skënder Dede dhe Zija Çeliku.
Këta në fillim u caktuan për të punuar në institucione dhe ekspedita të ndryshme, kështu Z. Sinoimeri dhe E. Pumo në degën gjeologjike në Ministrinë e Minierave, S. Pasho në Kombinatin e Naftës në Kuçovë, Sh. Pinari në Muzeun e Shkencave Natyrore në Tiranë, L. Peza në Minierën e bitumit Selenicë, Z. Meko në Ndërmarrjen e Naftës Patos, T. Biçoku në ekspeditën sizmometrike në Fier, H. Topçiu në ekspeditën elektrometrike ne Vlore, F. Prenjasi në ekspeditën gjeologjike të bitumit Selenicë, Xh. Lesha në Drejtorinë e minierave në Ministri, S. Dede në vendburimin e bakrit Derven, dhe Z. Çeliku në ekspeditën gjeologjike të qymyrit në Ibë.
Disa nga rezultatet e para të punimeve të tyre ata i kanë përshkruar në artikuj, relacione dhe projekte të ndryshëm, kështu Z. Sinoimeri në artikullin “Fazat e studimeve gjeologjike dhe kategorizimi i rezervave” Miniera Nr. 2, 1952; E. Pumo në artikullin “Qymyret” Miniera Nr. 5, 1953; S. Pasho në artikullin “Origjina e vendburimeve të naftës” Miniera Nr. 6, 1952, dhe në “Relacion mbi puset e kërkimit të naftës si dhe puset e konturimit të vendburimeve Q. Stalin e Patos për vitin 1953” Q. Stalin 1952, “Mbi vendosjen e shpimeve të kërkimit dhe konturimit në vendburimin e naftës Q. Stalin për vitet 1953 dhe 1954” Q. Stalin 1953. L. Peza “Planimetri te zonave Kumë Resulaj K. 60, K. 30, K.45, K. 86, K. 90, K. 107 të kantierit Selenicë” 1953 dhe bashkë me I. Ndojaj “Raport mbi kontrollin e shenjave minerale në rrethin e Burrelit, (pirite ne fshatin Kurbnesh) dhe qymyr” 1954. Z. Meko “Relacion mbi vendburimin e naftës Patos, për projektimin e puseve të shfrytëzimit dhe konturimit të vendburimit për vitet 1953 – 1954” Patos 1953. T. Biçoku “Projekt i punimeve sizmometrike në zonën Frakull dhe Patosi Verior” Fier 1953. H. Topçiu “Projekt i punimeve elektrometrike” Vlorë 1953. F. Prenjasi “Projekt i ekspedites gjeologjike të Selenicës mbi kërkimin paraprak të zonave bituminoze Murriz-Resulaj për vitin 1953” Selenicë 1953. Xh. Lesha “Informacion mbi realizimin e planit të masave për zhvillimin e kërkimeve gjeologjike në minierën e Rubikut” 1953.
• Për të plotësuar sa më shpejt nevojat që kishte vendi për inxhinierë gjeologë, më 1 nëntor 1952 në Institutin e Lartë Politeknik Tiranë, u hap ddega e gjeologjisë, me programe mësimore 5 vjeçare për përgatijen e inxhinierëve gjeologë. Kryetar i degës gjeologjike dhe pedagogu i parë u emërua Eshtref Pumo (dhjetor 1952 – qershor 1957). Që me hapjen e degës rajonale ka punuar për 5 vjet edhe pedagogu rus Prof. Dr. A. B. Skropishev.
Gjithsej 70 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.