Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Kreshnik Qato shpallet kampion bote (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7619)
Kreshnik Qato shpallet kampion bote
Mbrëmë në Durrës boksieri shqiptar fiton brezin e peshës super të mesme në kategorinë IBC
Kreshnik Qato kampion i botës
Llambi Kallço
Kreshnik Qato është shpallur kampion i botës në peshën super të mesme të kategorisë IBC, duke mposhtur ukrainasin Rizvan Magomedov në një ndeshje luftarake dhe plot emocione në ringun e pallatit të sportit "Ramazan Njala" në Durrës. Kreshnik Qato ka fituar me pikë ndaj kampionit Ukrainas duke marrë vendimin unanim nga të tre gjyqtarët e ndeshjes Nikolov i Bullgarisë, Hamzaraj i Shqipërisë dhe Abazi i Shqipërisë qw i kanë dhënë Kreshin Qatos 120 pikë nga 108 për ukrainasit Magomedov. Për vetë cilësitë që kishin të dy boksierët ndeshja e drejtuar nga gjyqtari Legland (Francë), ka dhuruar spektakël. Kreshnik Qato ka dominuar me teknikën e tij dhe goditjet me dy duar, ku e majta ishte shumë efikase, si dhe me goditjet në distancë. Nga ana tjetër ukrainasi Magomedov godiste fuqishëm, dhe ishte tepër i fortë në goditjet nga afër dhe tepër rezistent. Ndeshja është zhvilluar me 12 raunde, dhe gjithçka është zgjidhur përmes pikëve. Raundi i parë ishte i ekulibruar me goditje të forta të dyanshme, në një kohë që në minurtën e fundin Qato jep një goditje të fortë. Edhe në raundin e dytë epërsia ishte e Qatos që manovron mirë teknikisht, por dhe Magomedov godet rrezikshëm. Raundi i katër mund të quhet dhe raundi më delikat i takimit pasi Qato në fund të tij pëson një goditje nga afër nga Magomedov dhe bie në tapet. Boksieri që bokson për ngjyrat e Shqipërisë ka ditur ta kalojë këtë moment të vështirë dhe ta përfundojë pa probleme raundin. Në raundin e 5-të Qato reagon ashpër dhe tregon përgatitje më të mirë fizike duke shpeshtuar numrin e goditjeve, përballë një kundërshtari që është përpjekur ta bëjë nervoz. Raundet 8?12 mbajnë epërsinë e Qatos që bokson bukur më të dy duart, dhe godet me të majtën e hidhur, duke mbajtur në kontrroll takimin deri në përfundim të raundit të 12-të. Qatos i duhet ta mbrojë titullin e fituar mbrëmë pas 3 muajve. Pas kësaj fitoreje Qato do të shprehej: "Këtë titull ia kushtoj Shqipërisë dhe shqiptarëve, atyre që më mbështetën dhe më ndihmuan të arrija deri tek titulli.
Rezultatet e ndeshejve të tjera
Para dulelit për titull botëror janë zhvilluar dhe duele të tjera të ringut profesionist. Në peshën Gjel mes Aleksandër Vladimirov Bullgari dhe Oleg Shayner Ukrainë fiton me pikë unanime 59?56,58?56,58?56 Aleksandër Vladimirov. Në peshën e lehtë gjysmë e mesme mes Lutfi Gegës Shqipëri dhe Sergi Tertil Ukrainë fiton me pikë shqiptari Lurfi gega me rezultatet 59?55,60?55,60?54. Në peshën Super Pupël Tentcho Tontchev Bullgari dhe Rakhem Mingaleev
Ukrainë, fiton bullgari Tontechev, pasi gjyqtari kryesor Van de Ëiele ndërpret ndeshjen për dëmtim të Mingalev. Në peshën e rëndë, Coley Barret Britani e madhe fiton ndaj Velery Semishkur, Lituani me rezultatte 60?53, 60?53, 60?53.
Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.